Rama-Nano bashkohen në Tiranë

03/04/2005 Kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u bashkuan dje në kryeqytet për të vazhduar fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Dalja e Nanos dhe Ramës së bashku në përurimin e projekteve të bashkisë, ka shënuar kështu një hap në rritjen e bashkëpunimit mes tyre, kjo pas të ashtuquajturave përplasje. Gjatë inspektimit të punimeve në nyjën hyrëse infrastrukturore në kryeqytet në zonën e quajtur "Zogu i zi", Nano dhe Rama, i kanë kërkuar njëri-tjetrit një bashkërendim sa më të mirë për të plotësuar programet për ndërtimin e Tiranës së re dhe moderne. PS-ja ka vendosur Ramën në grupin e punës për hartimin e strategjive që do të përdoren nga kjo forcë për zgjedhjet e përgjithshme.
Nano & Rama
Kreu i Ekzekutivit, Fatos Nano, tha se "qeveria dhe bashkia mund të konkludojë për nevojën e bashkërendimit më të mirë dhe të plotësimit të programit të veprimeve të përbashkëta që, në përputhje dhe me ritmin me të cilin ju doni të punoni, në përputhje me arsyet tuaja personale që ju doni të punoni, të jemi më të bashkërenduar në afate më nxitëse dhe më presuese edhe për legjislativin, edhe për ekspertizën e qeverisjes qendrore". Nga ana e tij, kryebashkiaku Rama ka theksuar se "ndërtimi i Tiranës moderne është një punë, e cila nuk bëhet e veçuar nga bashkërendimi me të gjitha strukturat e shtetit dhe institucionet vartëse të drejtpërdrejta të qeverisë". Bashkëpunimi mes dy pushteteve, atij qendror dhe lokal, për Ramën ka akoma vend për të përmirësuar. Sipas tij, "duke pasur parasysh që, për fatin tonë të mirë, si përfaqësues të komunitetit të kryeqytetit dhe për vetë fatin e mirë të këtij komuniteti, jemi pjesë e së njëjtës shumicë qeverisëse në nivelin qendror dhe vendor, mundësitë dhe bashkërendimi për të çuar më tej punët me shpejtësi, janë shumë më të mëdha". Rama është shprehur se i gjithë procesi i ndërtimit të Tiranës moderne do të jetë transparent për publikun.
Legjislacioni
Gjatë takimit, kreu i qeverisë ka premtuar përmirësimin e legjislacionit mbi urbanistikën. "Ndërhyrjet e munguara, apo për përshpejtimin e përfundimit të veprimeve, që do të përmirësojnë dhe aktivizojnë përfundimisht legjislacionin mbi urbanistikën, do të synojnë kontrollin e territorit, rritjen e rolit të policisë ndërtimore, si dhe kthimin funksionues realisht të tregut të tokës dhe të pasurive imobiliare". Gjithashtu, Nano ka theksuar në nevojën e plotësimit të legjislacionit për financimet publike, duke u dhënë akses bashkive, për t’u sjellë si subjekte huamarrëse dhe përfituese kredish nga institucione financiare, apo banka private vendase dhe të huaja.
Premtimi
Duket se Rama dhe Nano kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit pas një turi takimesh me elektoratin në veri dhe në jug të vendit. Kështu Nano ka zhvilluar disa takime në Vlorë e Sarandë, ndërsa Edi Rama ka zhvilluar takimi në Lezhë, Rubik, Laç, Shkodër etj. Takimet janë cilësuar si një garë mes Nanos dhe Ramës, por që janë konkluduar në një bashkëpunim në fushatën e Tiranës.