PSD vendos kandidat përballë Nanos
03/04/2005 Gjinushi: Nuk kemi marrëveshje për zonat e kryetarëve
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, gjatë takimit me elektoratin e partisë në Sarandë, ka deklaruar se në zonën numër 99, ku do të kandidojë Kryeministri Fatos Nano, PSD-ja nuk do ta lërë këtë zonë të lirë. Sipas Gjinushit, "nuk kemi ndërmend që të lëmë zona të lira në Sarandë dhe Delvinë. Deri tani nuk kemi patur oferta për hapësira të lira në zonat ku kandidojnë kryetarët e partive". Gjatë takimit, kreu i PSD-së ka lënë të kuptohet se zona të lira nuk duhet të lënë vetëm socialdemokratët për socialistët, por dhe socialistët duhet të jenë më të vëmendshëm në zonat ku kandidojnë socialdemokratët. Gjithashtu Gjinushi është shprehur se forca e tij politike nuk duhet të vazhdojë të jetë në varësi të vendimeve që dalin nga PS-ja, pasi, sipas tij, "nuk mund të qëndrojmë në çadrat e të mëdhenjve, pasi çadrat e tyre nuk mund të ruajnë as ata vetë e le më të mendohet për partitë e vogla". Ndërkohë që PSD-ja në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të futet me 100 kandidatë për deputetë, të cilët do të synojnë që të sigurojnë sa më shumë vota për subjektin. Pavarësisht se ende nuk është platformuar ndonjë bashkëpunim për zgjedhjet mes PS-së dhe foracve të majta, Gjinushi ka theksuar se "koalicioni i majtë do të jetë fitues".