Pango: Është një koinçidencë e çuditshme

03/04/2005 I hiqen truprojat kandidatit të PD-së në zonën 33
Dje, në mesditë, dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, i është hequr e drejta për të pasur truprojë, e drejtë që është marrë rreth një vit më parë, kur atij iu bë një atentat në shtëpi. Pango e ka konsideruar heqjen e truprojës së tij si një “koinçidencë të çuditshme” të shtetit në ditën që ai shpallet kandidat për deputet i opozitës përballë Anastas Angjelit. Gjatë një prononcimi për “Metropol”, Pango u shpreh se, gjithsesi mbetet e dyshimtë përse u zgjodh pikërisht ky moment për të vendosur për heqjen e truprojave. “Është një koinçidencë paksa e çuditshme që pikërisht në momentin që unë vendos të kandididoj në zgjedhje, nën siglën e PD-së, më heqin truprojen. Nuk besoj se ka shumë nevojë për komente ky xhest i shtetit”, tha Pango. Dekanit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, iu krye një atentat në vigjilje të zgjedhjeve lokale të vitit 2003. Nga ana e saj, opozita e konsideroi atentatin ndaj tij si presion që i bëhej Pangos për shkak se u përfol si kandidaturë e mundshme e opozitës për kreun në zgjedhjet bashkiake të Tiranës. Ndërkohë, edhe heqja e truprojave të Pangos është parë nga opozita si një mjet presioni që i bëhet anëtarit të KOP, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Nuk janë të pakta zërat brenda PD-së, që e konsiderojnë këtë akt si një ndër hapat që po përdoren nga mazhoranca për të dhunuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas opozitës, Tirana është vendi ku socialistët do të vënë në përdorim të gjitha makinacionet për të fituar me çdo kusht.