E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë persona të plagosur në dy aksidente

Krujë-Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit në dy aksidente të ndryshme automobilistike.

Sipas burimeve të policisë mësohet se të plagosurit janë emigrantë shqiptarë, të mbërritur në vend për të kaluar pushimet e verës.

Aksidenti i parë ndodhi në afërsi të Krujës, në fshatin Borizanë, ku një kamion me targa të Tiranës, TR 5801 I u përplas me një makinë me targa të huaja.

“Nga përplasja mbetën të plagpsur tre persona, të cilët u transportuan për në spital, për të marrë ndihmën e parë mjekësore”-thanë burimet nga vendi i ngjarjes.

Tre persona të tjerë u dëmtuan në një tjetër aksident rrugor, që ndodhi në autostradën e Laçit, kur një makinë tip benz doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal buzë saj.

“Në automjetin që ra në kanalin me ujë ishin duke udhëtuar 3 emigrantë shqiptarë, të cilët mbetën të plagosur”- thanë të njëjtat burime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›