Kinë, bombardime në provincën e Ujgurëve
Bombardime me bomba në provincën kineze. Media shtetrore në Kinë njofton për një numër shpërthimesh me bomba në rajone policie dhe në ndërtesat tregtare në provincen Xinjiang.
Sipas burimeve shtetërore bëhet e ditur se në këtë provincë banojnë rreth tetë milionë muslimanë Ujgurë.
Agjensia shtetërore kineze, Xinhua, njoftoi se ishin plagosur dy policë ndërsa pesë sulmues ishin vrarë në Kuqa, një qytet në Xinjiang-un e jugut.
Ata që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë dëshmuar për policinë se shpërthimet ishin pasuar nga të shtëna sporadike armësh, ndërkohë që vendi është përshirë në panik.
Sulmet në Kuqa ndodhin me pak se nje javë pasi 16 policë u vranë me armë zjarri në qytetin e Kashgar-it në Xinjiang. Për gjithë këtë situatë të krijuar, autoritetet fajësojnë ujgurët separatistë për vrasjet.