E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjata: Kemi kërkuar ndjekjen penale të më shumë komisionerëve

Ndjekja penale e 18 komisionerëve të qendrave të votimit në Vlorë është përshëndetur nga ana e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata. Ai deklaroi ditën e djeshme se organit të akuzës i janë dërguar me dhjetëra kërkesa për ndjekje penale, pasi janë gjetur parregullsi të shumta. Gjithsesi, sipas Gjatës, nuk është ende vonë për të dënuar komisionarët, të cilët kanë kërkuar të deformojnë vullnetin e votuesve dhe që prishin standardet e kërkuara nga organizmat ndërkombëtarë. “Më mirë vonë se kurrë. Po të ishin marrë masa në kohë, do të kishin shërbyer si parandalim për shkelje të tjera në proceset e përsëritura të zgjedhjeve. Nxjerrja në gjyq e këtyre komisionerëve nuk është e mjaftueshme, por besoj se do të vlejë për diçka”, - tha Gjata në fjalën e tij. Më tej, ai shtoi se KQZ-ja ka kërkuar ndjekje penale për 65 komisionerë, të cilët sipas KQZ-së, kanë kërkuar me forma dhe mjete joligjore që të deformojnë votën e qytetarëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›