Gjata: “Komisioni parlamentar mund të hetojë materialet zgjedhore”
Autori i Lajmit: S. Topi
Komisioni parlamentar i hetimit mund të marrë të hetojë dhe materialet zgjedhore. Kështu deklaron kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata. Sipas tij, këto materiale mund të vihen të dispozicion të një komisioni hetimor po ashtu dhe të organit të akuzës. Gjata komenton një vendim që ky institucion mori në nëntor të vitit 2005 me kërkesë të komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 3 korrikut të atij viti. Sipas tij, fakti që të gjitha materialet zgjedhore arkivohen menjëherë pas djegies së fletëve të votimit, ato mund të jenë objekt hetimi në çdo moment që mund të kërkohen, madje kjo arkivë publikohet edhe në faqen zyrtare të KQZ-së. “Në 2005, komisioni hetimor kërkoi të verifikonte tabelat e rezultateve dhe tabelat e rezultateve ndodhen në kutinë e materialeve zgjedhore. Materialet zgjedhore mbahen në kuti të veçantë. Shuma e rezultateve të tabelave të grupeve të numërimit, pra rezultatet e qendrave të votimit nuk përkonte me tabelën përfundimtare”,- shpjegon Gjata. Por një kërkesë e grupimit G99 për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2009 nuk u mor në konsideratë nga KQZ duke u refuzuar. Ishte vetëm organi i akuzës që arriti të marrë në dorëzim për arsye hetimi rastin e kutisë së materialeve të Ruzhdies. Edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor me një kërkesë të komisionit hetimor të atëhershëm vendosi të hapë kutitë e materialeve, Gjata thotë se këto dy precedentë nuk mund të vihen përballë njëri-tjetrit. Aktualisht, opozita kërkon rinumërim të fletëve të votimit. “Sot nuk ka nevojë të hapen kutitë e materialeve, sepse kur digjen fletët e votimit ato arkivohen, pra i gjen në arkiv dhe nuk ka nevojë as për komision hetimor. Pra shkon në arkiv dhe i ke në arkiv. Pra sot nuk është i njëjti precedent me vitin 2005. Sot kërkohet rinumërimi i votave, krahasimi me listat. Sado të hapësh një kuti materialesh, ajo mbetet jo vetëm gjysmake, por ngelet e vdekur, po nuk u krahasua me çështjen e votave, rinumërimin e tyre, aq më tepër që kemi një precedent si Ruzhdia”,- shprehet Gjata. Kreu i deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi, pak ditë më parë deklaroi se PS ishte e gatshme të tërhiqej nga fletët e votimit nëse i viheshin në dispozicion listat e zgjedhësve dhe nëse ato nuk vërtetonin akuzat e tyre për manipulime. Edhe pse kjo është hedhur si mundësi zgjidhjeje duket se mazhoranca nuk e konsideron ende si alternativë.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010