E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhepa e Imami në "Darkën e gabuar" të Kadaresë



Historia që gjatë Luftës së Dytë Botërore tronditi qytetin e hirtë, ngjitet edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. është historia e darkës së famshme të kolonelit gjerman në shtëpinë e doktor Gurametos së madh, e cila fjeti për vite të tëra në kujtesën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, për t'u kthyer dy vjet më parë në një roman të suksesshëm. është Fatos Haxhiraj, i cili pasi ka dramatizuar romanin e shkrimtarit, do të realizojë edhe regjinë e kësaj vepre të vështirë. Ndërsa puna është në fillimet e saj, mësohet se Haxhiraj ka zgjedhur si bashkëpunëtorë të tij skenografin, Taulant Pustina dhe kostumografin Blagoj Micevski. Tashmë ka zgjedhur edhe kastin e aktorëve, kryesisht burrëror, mes të cilëve Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu e Artan Imami. Ky i fundit kthehet në skenën e TK-së, pas një mungese të gjatë, por nuk është hera e parë që bashkëpunon me Haxhirajn. Ai ka qenë protagonist i veprave me regji të tij, "Zbutja e kryeneçes" dhe "Kush e solli Dorontinën". Një javë më parë, "Darka e gabuar" nga Fatos Haxhiraj, u shpall mes 16 veprave konkurruese në garën për dramën shqipe në Teatrin Kombëtar. Kjo vepër do të përfaqësojë TK në "Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës" në muajin maj 2010, i cili do të mbahet në Teatrin Kombëtar për nder të Jubileut të 65-të të themelimit të këtij institucioni. Kjo ngjarje do të zhvillohet në fund të muajit maj 2010 me pjesëmarrjen e trupave profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përzgjedhja e dramës u bë pas ftesës që Teatri Kombëtar i bëri në muajin dhjetor të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, për të sjellë krijimet më të fundit. Deri në datë 20 shkurt u dorëzuan 16 drama nga autorët Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, Z. S. Di Magio, Fatos Haxhiraj, Stefan çapaliku, Vangjush Popli, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni, Sheri Mita, Pëllumb Kulla, Vladimir Lule, Thanas Borodani dhe Gëzim Alpion. Pas leximit të veprave, bordi artistik i përbërë nga Adriatik Kallulli, Agim Zajmi, Petrit Malaj, Artan Minarrolli, Altin Basha, Genc Sharku dhe drejtori i TK-së, Kristaq Skrami, vlerësoi prurjen shumë të lartë dhe cilësore të veprave të dramaturgëve shqiptarë. Ky bord ka zhvilluar dy mbledhje për të miratuar dramën fituese. Në unanimitet me të shtatë votat e anëtarëve të bordit u përzgjodh si fitues dramatizimi i romanit të Kadaresë "Darka e fundit", nga Fatos Haxhiraj si vepra më cilësore dhe më e arrirë. Kjo vepër u dallua për origjinalitetin, enigmën, thrillerin dhe gjuhën e përzgjedhur. Në "Darkën e gabuar", Kadare zgjedh këtu të tregojë historinë e "madhe" duke u nisur nga një histori e "vogël", atë të bashkëjetesës së vështirë të dy mjekëve në qytetin e Gjirokastrës. Një ditë, në këtë qytet, në vitin 1943, zbarkojnë një kontigjent ushtarësh gjermanë hitlerianë, drejtuar nga koloneli Fritz von Schëabe, i dekoruar me kryqin e hekurt dhe që paraqitet si një prej ish-miqve më të mirë të doktor Gurametos. Me të mbërritu në Gjirokastër forcat guerile qëllojnë kundër tyre dhe kaq mjafton që të merren peng gjithë burrat e mëhallës. Rreth 20 vjet më herët, koloneli dhe doktori kanë studjuar së bashku për mjekësi në Mynih. Doktor Gurametoja "i madh" organizon një darkë të kushtueshme për nder të ushtarakut gjerman dhe për hir të miqësisë së tyre i kërkon lirimin e pengjeve. Po çfarë ndodh gjatë kësaj mbrëmjeje? A është Gurameto një hero, apo një tradhtar? Gjithmonë është ai që thotë se ishte një "darkë e gabuar". Gjendja degjeneron. Gjermanët largohen nga dhoma. Koloneli Fritz von Schëabe e pyet mbi Besën, aq shumë të lartësuar nga Gurametoja, gjatë kohës kur ata ishin studentë, - Besa një fjalë që do të thotë "të mbash fjalën", një kod nderi. Ngjarja e ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore do të hapet gjatë viteve të diktaturës, me një varg hetimesh që mundohen të zbulojnë komplotin e madh të "bluzave të bardha". Përmes kësaj ngjarjeje kadare përpiqet të zbërthejnë mekanizmat e tmerrshëm të diktaturës komuniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›