SHISH Ambasadorët: Të mos nxitohet me miratimin e ligjit
Autori i Lajmit: Suela Topi
Ambasadorët dhe ish-krerët e shtetit i bëjnë thirrje politikës të mos shpejtojë me miratimin e projektligjit për Shërbimin Informativ Shtetëtor. Në një tryezë të organizuar dje nga ish-presidentët e Republikës, Alfred Mosiu dhe Rexhep Mejdani ata kanë diskutuar gjerësisht për këtë çështje dhe kanë dhënë dhe vërejtjet e tyre për procedurat e ndjekura. Ambasadorja britanike Fiona McIlëam dhe ambasadori i SHBA-së, Xhon Uidhers, theksuan se janë dakord në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe nga progresi që ka arritur vendi, por theksuan se nuk duhet të nxitohet me reformat në mënyrë që progresi i arritur deri më tani të mos dëmtohet.
Tryeza
Në tryezën e djeshme ambasadori Uidhers ka deklaruar se me qëndrimin e tij nuk kërkon të nxisë më tej kundërshtitë ndaj projektligjit, por të kontribuojë për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja është e nevojshme për Shqipërinë në rrugën e saj demokratike. Sipas Uidhersit, funksioni që ka Shërbimi Informativ Shtetëror është shumë i ndjeshëm, dhe ka si funksion sigurinë në vend, prandaj, sipas tij, SHISH duhet të jetë i pavarur nga politika. “Duhet të sigurohemi që sa herë të kërkohen masa të brendshme të ndërmerren të çliruara nga ndikimet politike, pra Shërbimi Informativ Shtetëror të jetë i pavarur prej saj”, – tha Uidhers. Duke i mëshuar idesë së tij për një ndërhyrje të ekspertëve ndërkombëtarë në hartimin e projektligjit të SHISH, ambasadori Uidhers theksoi se duhet të kemi besim tek miqtë dhe tek ndihma që ata ofrojnë për riformimin e këtij Shërbimi. “SHISH duhet të ketë reputacion të fortë profesional, i cili arrihet nga reformat që do të merren për të. Besoni tek miqtë dhe lejojini tju ndihmojnë, pasi ne jemi gati tju ofrojmë të gjitha shërbimet që reformimi i SHISH të bëhet sa më mirë”,- theksoi Uidhers. Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, është shprehur se shqetësimet që kanë në lidhje me projektligjin për SHISH, ia kanë shprehur Qeverisë. Sipas tij, ata nuk kanë shumë të qartë se çfarë ndryshimesh janë bërë në të. “Nuk dimë ndryshimet e miratuara, nuk kemi parë versionin e rifreskuar të projektligjit që ka rëndësi shumë të madhe. Shqetësimet tona ia kemi paraqitur Qeverisë, pasi në të mungon edhe dallimi polici-SHISH”, – shprehet Bosh. Ndërsa ambasadorja britanike Fiona McIlëam është shprehur që institucioni i SHISH ka nevojë edhe për reforma të tjera. “Vendi nuk duhet të nxitohet me reformat që progresi i arritur deri më tani nga Shqipëria të mos dëmtohet”,- tha ambasadorja britanike. Ajo shtoi më tej se vendi duhet të jetë krenar për progresin e arritur dhe duhet ta mbrojë atë progres që është arritur deri tani.
Moisiu: “Klasa politike të reflektojë”
Ish-presidenti Alfred Moisiu i ka bërë thirrje politikës që të reflektojë për sa u përket ndryshimeve në ligjin e SHISH-it. Duke folur në një tryezë të mbledhur me ambasadorët në Tiranë për ligjin e ri për Shërbimin Informativ Shtetëror, Moisiu theksoi se jo çdo ndryshim është reformë dhe sjell rezultate pozitive duke shtuar se i bën thirrje klasës politike për një reflektim për një vendimmarrje sa më të pjekur. “Shqipëria ndodhet në një status tjetër dhe ndodhet në NATO dhe ndihej keqardhje që klasa politike sillet në mënyrë jotransparente që na vë në pozita dhe në dyshime me partnerët tanë ndërkombëtarë”, - theksoi Moisiu. Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria ka privilegjin që të përfitojë nga nevojat dhe gabimet në të kaluarën dhe se do të jetë e gabuar nëse nuk përfiton nga këto gabime, pasi debati nuk është për një institucion, por për parimet e shtetit. “Të mos heshtin, por bëj thirrje për vetëpërmbajtje ndaj një Parlamenti që hesht dhe nuk e kupton dëmin e madh që po i bën vendit”, - theksoi Moisiu. Edhe ish-presidenti Rexhep Mejdani pohoi se më këtë draft ekzekutivi po përpiqet të vërë nën kontroll SHISH-in.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010