Gjata: "Nuk e di ku ta kërkoj emrin tim në listë"
13/04/2005 Anëtari i KQZ ankohet tek ambasadori i OSBE-së
Zoti Gjata, çfarë problematike i paraqitët kreut të ODIHR?
Gjatë takimit me kreun e ODHIR-it është bërë një pasqyrim i punës së KQZ-së nga ana e kryetarit të këtij institucioni. Problemet që ngrita unë në këtë takim ishin së pari: anatomimi i ligjit nga ana e kryetarit në një kohë që Kodi sapo ishte miratuar, gjë që bie ndesh me Kushtetutën për sa i përket qëndrimit tonë me ligjin, pasi ne jemi një institucion që thjesht e zbatojmë ligjin dhe nuk e diskutojmë atë. Në momentin që unë si anëtar i KQZ-së nuk jam dakord me ligjin apo kushdo tjetër nuk vazhdon më në atë detyrë, del në rrugë dhe në bazë të të drejtave themelore të njeriut proteston kundër ligjit. Së dyti, ishte trajtimi i problemeve në mënyrë individuale siç ishte rasti i kalimit të listave nga KQZ-ja në Pushtetin Vendor. Në këtë Kod, askush nuk ka të drejtë të kryejë asnjë veprim në mënyrë individuale. KQZ është një institucion kolektiv, që vepron dhe gjykon në rrugë kolegjiale me shumicë votash. Së treti, është problemi, i cili është jashtë KQZ-së, por që ka lidhje me të, ai i listave të votuesve. Listat hartohen nga MPV dhe njësitë e saj vendore. Kjo ministri nuk na ka dhënë asnjëherë informacionin e nevojshëm se si e ka menazhuar këtë proces, çfarë auditimi dhe çfarë të metash ka dhe çfarë gabimesh janë regjistruar. Nuk dime se çfarë ka bërë kjo ministri për propagandimin e këtyre listave dhe njohjen e qytetarëve me procedurën se si do ta gjejnë emrin në këtë listë. Unë jam anëtar i KQZ-së dhe sinqerisht nuk e di si do ta gjej emrin në listën e votuesve. Nuk di ku janë vënë këto lista dhe në lagjen time. Ndërkohë që duhet të bëhet e njohur dhe mënyra e ankimit, si duhet të kërkosh emrin për të votur dhe ku duhet të ankohesh. Nëse nesër procesi prishet, për shkak të listave dhe ndonjëra nga palët nuk pranon rezultatin, ne nuk mund të themi se ishte faji i MPV-së. Duhet t''i dalim punës para, që të sqarohen momentet.
Si ka qenë reagimi i kreut të OSBE-së për problemet që ju keni ngritur?
Qëndrimi i tij ka qenë shumë diplomatik. Pasi u paraqit problematika nga ana jonë, ai nuk reagoi. Ai mori vetëm shënim me kujdes të gjitha çështjet që u ngritën. Është kërkuar vendosja e një misioni vëzhgimi pranë KQZ-së, i cili do të monitorojë punën e këtij institucioni deri në mbarimin e procesit. Eshtë bërë e ditur se mes anëtarëve të KQZ-së ekziston një bashkëpunim efektiv. Përveç disa kërkesave të bëra nga ana jonë, rreth 90 për qind e kërkesave kanë kaluar me konsensus nga bordi i KQZ-së si rregullorja e institucionit etj.
Si i vlerësoni kontestimet që ka PD-ja ndaj kodit zgjedhor?
Unë nuk di se çfarë kontesitimesh ka konkretisht PD-ja. Unë, si anëtar i KQZ-së, jam vetëm në zbatim të ligjit, pavarësisht se një parti politike ka kontestime, ky është një problem i saj. Me sa di unë, dhe LSI-ja ka kontestime, por ky nuk është problem i KQZ-së. Deri tani është vënë re që vetëm dy subjekte e kanë kundërshtuar Kodin, njëri është kryetari i KQZ-së dhe tjetra LSI-ja, e askush tjetër nuk e ka kundërshtuar atë.