Paraqitet në Bruksel raporti për vendet e Ballkanit
13/04/2005 Amato: Të ndryshohet status-quoja e rajonit
Në Bruksel, u paraqit dje Raportit i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin. Kryetari i Komisionit, Amato, theksoi se kërkohet guxim dhe vizion nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos nga BE dhe SHBA, për të ndryshuar status-quo, në të cilën ndodhet rajoni. Ai më pas theksoi rëndësinë e rritjes së vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar dhe angazhimit të tij me qëllim hartimin e një axhende konkrete për secilin vend. Amato paraqiti propozimet konkrete për zhvillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për gjithë vendet e rajonit në vitin 2009-2010 dhe për konkludimin e këtyre marrëveshjeve në vitet 2014-2015. Po kështu, paneli paraqiti strategjinë për zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës, e cila do të realizohet në katër faza, duke filluar nga një pavarësi pa sovranitet dhe duke ecur drejt një sovraniteti të drejtuar nga BE dhe duke konkluduar në një sovranitet të përbashkët, ashtu si ai i gjithë vendeve të BE-së. Kryetari i LSI-së, Meta, duke folur në emër të anëtarëve rajonalë të Komisionit nga Ballkani, shprehu vlerësimin për përgatitjen e këtij raporti, duke marrë parasysh përqasjen e vendeve të tij, aspiratat integruese të tyre si dhe duke vlerësuar dhe arritjen e një konsensusi midis përfaqësuesve të vendeve të rajonit për zgjidhjen e çështjeve më madhore që përballet sot dhe që janë paraqitur në raport.