Kryetarja e njësisë 1 në Tiranë refuzon Kuvendin për listat e votimit
13/04/2005 Blushi: Do të nisim heqjen e dublikatëve, procesi është në dorë të postës
Listat e votuesve në njësinë 1 të Tiranës janë bërë shkak për një debat të gjatë në komisionin e posaçëm për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Sokol Olldashi ka shprehur shqetësimin se kryetarja e kësaj minibashkie ka kundërshtuar kërkesën e komisionit për paraqitjen e listave. Olldashi ka theksuar se një veprim i tillë është i pakuptueshëm, ndaj dhe duhen marrë masa konkrete. Në përputhje me këtë, deputeti Nard Ndoka tha se letra, që ka kthyer kryetarja e kësaj njësie, është provokuese. Por, përfaqësuesi i PS-së, Elmaz Sherifi, tha se në përgjigjen e saj kryebashkiakja, thotë se kërkon të dijë se në ç'baza ligjore është bërë kërkesa për paraqitjen e një kopje të listës. "Ne do t'i nisim dhe një kërkesë për të marrë përgjigjen konkrete. Në rast se sërish nuk pranohen, do të merren masa", tha ai. Në komision dje ka raportuar dhe ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi, i cili ka theksuar se, deri më tani, ka përfunduar procesi i publikimit të listave paraprake të zgjedhësve. Ky proces ka mbetur në 7 bashki apo komuna. Duke hedhur poshtë pretendimet se në regjistrimin e votuesve janë përdorur listat e vitit 2003, Blushi tha se të gjitha rekordet janë hedhur nga e para. Megjithatë, momenti më i vështirë në qytete të mëdha do të jetë ai i gjetjes së qendrës së votimit prej zgjedhësve. Për këtë do të nisë procesi i kontaktimit direkt të votuesve. Por informimi për vendndodhjen e qendrës së votimit brenda një dite do të jetë i vështirë. Deri më tani janë 2. 8 milionë zgjedhës. Ndërsa në nëntor të vitit 2004, rezultonin mbi 4 milionë shtetas, pas regjistrimit kanë rezultuar 3 milionë e 800 mijë. Shifra pritet të jetë dhe më e ulët, pasi do të nisë pastrimi nga emrat që janë regjistruar në dy rrethe. Për këtë çështje, procesi do të nisë pas 10 ditësh. Por, nuk ka asnjë garanci se kur do të përfundojë, pasi shkëmbimi i dokumentacionit nga Tirana me një rreth tjetër është në dorë të postës shqiptare.