Korça e Vlora përfundojnë përzgjedhjen e kandidaturave
13/04/2005 Kryesia e PD do të vendosë mbi konkurentët për deputet
Dega e PD Korçë dhe ajo e Vlorës, kanë paraqitur Kryesisë qendrore të Partisë Demokratike emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët kanë fituar dhe mbështetjen e bazës. Kështu, në bazë të këtyre propozimeve në Korçë, emrat që kanë marrë miratimin janë ato të Ritvan Bode, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Gjergji Pendavili, Ismail Hoxha, Edmond Spaho dhe Fredi Olli. Ritvan Bode dhe zëvëndësrektori i universitetit të Korçës, Gjergji Pendavili, do të kandidojnë në qytet, ndërsa të tjerët në rrethinat e tij. Ndërkohë, që pranë Kryesisë së PD-së, sipas burimeve nga kjo parti, kanë mbërritur edhe emrat që kanë marrë miratimin e bazës së degës së PD-së të Vlorës. Në sy bie kandidatura e Arjan Nikës, i cili nga baza është propozuar që të kandidojë përballë ministrit të Financave, Arben Malaj, në Novoselë. Emrat e tjerë të propozuar nga baza janë ato të Ardian Kollozit, Bujar Leskaj, Agron Sharra, Duka Muço. Propozimet kanë ardhur pas letrës që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode, u çoi degëve në rrethe, ku u kërkonte këtyre të fundit të dërgonin pranë kryesisë qendrore propozimet e bazës për kandidaturat e zgjedhjeve të ardhshme.