E Diel, 1 Nëntor 2026

Përqëndrimi i investimeve në qytete të mëdha, "minë sociale"

13/04/2005  PDR kërkon votat e elektoratit të Gramshit

Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, zhvilloi dje një takim në qytetin e Gramshit, ku u shpreh se përqëndrimi i investimeve në qytetet e mëdha rrëzikon shpërthimin e një “mine sociale”. Në bisedë u vu theksi tek alternativat e PDR-së për reduktimin e varfërisë. Nga ana e tij, Pollo nënvizoi tezën se është e rrezikshme që pasuria të përqëndrohet vetëm në aksin Tiranë-Durrës, ndërsa pjesa tjetër e vendit i dorëzohet varfërisë dhe moszhvillimit. Edhe në Gramsh e gjejmë njeriun e mirë me vullnet pozitiv e sens përgjegjësie. Edhe këtu, por edhe në gjithë Shqipërinë, ka plot njerëz me besim te vetja, me besim te komuniteti i tyre, me besim te familja e vet politike, që është Partia Demokrate e Re dhe që premton se do të lidhë vizionin me traditën, ndryshimin me maturinë, reformimin me stabilitetin“, tha Pollo. Në takimin me elektoratin merrnin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PDR-së, Ferdinant Xhaferri, si dhe anëtari i kryesisë, Sali Kelmendi. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PDR-ja pritet të bashkëpunojë me PD-në në maxhoratitar, ku nga koalicioni do të përfitojë katër zona të lira elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›