Vdes mistershëm 35-vjeçari
Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur në rrethana misterioze mbrëmjen e së premtes.
PATOS/ MAJLINDA RAMA
E ëma e Pëllumb Koçit ka hyrë të shohë të birin për të cilin kujdesej prej vitesh, por e ka gjetur atë në dysheme, duke dhënë shpirt. E alarmuar nga gjendja e tij, 68-vjeçarja Hamide ka njoftuar të afërmit e tjerë, të cilët bashkë me fqinjët e familjes janë grumbulluar menjëherë. Ata kanë njoftuar mjekun e urgjencës, i cili sapo ka mbërritur ka konstatuar se 35-vjeçari nuk kishte shenja jete. Pas këqyrjes së parë të viktimës, mjeku ka arritur të dallojë një shenjë shiringe në krahun e djathë të krahut, duke hedhur dyshimin e një helmimi nëpërmjet injektimit. Përballë këtij fakti familjarët janë ndjerë të tronditur, duke kërkuar kryerjen e analizave të plota për të mësuar shkakun e vdekjes së 35-vjeçarit. Ata kanë treguar se Pëllumbi kishte pak kohë që shfaqte probleme të depresionit, por jo në masën sa atyre t'u lindnin dyshime për një vetëflijim prej tij. Pëllumb Koçi ishte divorcuar nga e shoqja 3 vjet më parë dhe aktualisht jetonte me të ëmën. Nga martesa kishte një djalë të vogël, të cilin e mbante e shoqja pas ndarjes së çiftit. Familjarët kanë treguar për policinë, se pas divorcit, 35-vjeçari kishte pasur një kalvar të gjatë vuajtjesh. Prej kohësh ai nuk kishte gjetur një punë të stabilizuar dhe punonte vetëm me orë, madje dhe si argat në shtëpi të ndryshme apo si bujk. Vetëm muajin e fundit, 35-vjeçari kishte arritur të siguronte një vend pune në një fabrikë këpucësh në qytet. Si pasojë, ai kishte pasur probleme ekonomike, siç ka deklaruar e ëma. Ajo ka pohuar në polici se, jetën djalit të saj ia mori qëndrimi larg nga i biri. "Kërkonte djalin 5-vjeçar më të cilin ishte aq shumë i lidhur, por e ëma nuk e linte të takoheshin, pasi rrezikonte të mësohej me jetë të rëndomtë edhe djali", mësohet të ketë thënë Hamideja, e cila nuk e ka duruar dot dhimbjen për humbjen e djalit të saj të vetëm. Nga ana e policisë dhe grupit hetimor janë marrë kampione nga trupi i pajetë i 35-vjeçarit dhe janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.