Greqi afati i fundit i shkembimit te borxhit
BE i kërkon kreditorëve privatë të bonove greke të nënshkruajnë marrëveshjen mjaft të rëndësishme deri në afatin e fundit që është mbrëmja e së enjtes.
Komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare Olli Rehn ka thënë se përveç kesaj nuk do të kete ndonjë oferte më të mire dhe se marrëveshja është jetësore për stabilitetin financiar të Eurozonës. Greqia ka nevojë të pakten 75% të përfshirjes së kreditoreve në uljen e borxhit grek dhe reduktimit me 53% të vlerës fillestare të emetimit të bonove greke nga ana e investitorëve privatë.
Greqia ka nevojëpër marrevëshjen nëse do të marrë paketën e dytë të shpëtimit, e cila është miratuar nga BE-FMN, e cila kap vlerën e 130 miliardë eurove.
Rehn ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë investitorët të njohin se Europa ka vënë në dispozicion të gjithë fondet për këtë shkëmbim vullnetar të borxhit dhe se pjesëmarrja e plotë do të ishte e nevojshme që progranmi grek të ecë përpara.
Investitorët privatë që mbulojnë bonot qeveritare të borxhit publik grek kane afat deri të enjten në orën 20.00 të mbrëmjes të bien dakord për marrëveshjen e 206 miliardë euro të bonove greke që ata mbajnë.
Kreditorëve do t’ju kërkohet gjithahstu të pranojne një interes më të ulët dhe t’i japin Greqisë më shumë kohe për t’i ripaguar ato.
Banka kombëtare greke, Eurobank, Alfa, Pireus Hellenik dhe Atebank kanë thënë se pranojnë marrëveshjen.