mimet e celulareve do te ulen ne shtator

Edhe këtë shtator pritet të ulen tarifat e celularëve. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga drejtues të Autoritetiti të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ky institucion ka një skemë, sipas së cilës çdo shtator rishikohen tarifat celulare. Megjithëse, pohohet se çmimet janë ulur ndjeshëm, pritet sërish që në bazë të një metodologjie që AKEP harton, tarifat të kalojnë në një nivel më të ulët vlerash.
Në Shqipëri janë të registruar plot 5.2 milionë numra të telefonisë celulare. Agjencia e Komunikimeve Elektronike e Postare njofton se në kushte të tilla nuk konsiderohet nevoja e futjes së njsë së një operatori të ri në treg, pasi është arritur konkurrenca e duhur. Sipas AKEP, çmimet në përdorimin e celularëve janë ulur ndjeshëm dhe sot mesatarja e shpenzimeve për këtë shërbim është 2 herë me e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Një qytetarë shqiptar shpenzon për celularin mesatarisht në vit 70 euro.
Numri i pajtimtarëve në telefoninë celulare është rritur me 15 për qind gjatë vitit 2011 dhe sipas të dhënave të autoritetit ta komunikimeve, një qytetar shqiptar flet mesatarisht në një muaj 177 minuta.