E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë punimeve të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Iniciativës së Europës Qendrore, në Slloveni, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi një takim të vecantë me Kancelarin austriak, Wolfgang

Gjatë punimeve të Samitit të Kryetarëve të Qeverive të Iniciativës së Europës Qendrore, në Slloveni, Kryeministri Fatos Nano zhvilloi një takim të vecantë me Kancelarin austriak, Wolfgang Schuessel.

Dy Kryeministrat ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë shënuar nje moment te rendesishem, veçanërisht në kuadër të zhvillimit të vrullshëm të marrëdhënieve politike të nivelit të lartë ashtu edhe ato ekonomike.

Kancelari Schuessel riafirmoi mbështetjen e Austrisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. "Ne vleresojme se jeni ne rrugen e duhur dhe do t'ju mbeshtesim ne aspiraten tuaj per integrimin europian", tha Kancelari Schuessel.

Përsa i përket bashkëpunimit në fushën ekonomike, Kryeministri Nano dhe Kancelari Schuessel vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shprehën për rritjen e pranisë austriake në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Zoti Nano vlerësoi se Austria është tashmë një partner me shumë dimensione, është e pranishme me projekte të rëndësishme në infrastrukture, në energji, në sistemet e ujit të pijshëm etj. Ne do të vazhdojmë të nxisim më tej këtë proces me shumë dimensione bashkëpunimi dhe partneriteti europian midis Shqipërisë dhe Austrisë, tha zoti Nano.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, Kryeministri Nano theksoi rëndësinë e lehtësirave në sistemin e vizave, duke ndikuar në shtimin e lëvizjeve. Gjithashtu, z. Nano gjatë takimit kërkoi që studentët shqiptarë të cilët studiojnë në Austri dhe që janë në një numër të konsiderueshëm, t'u krijohen lehtësira ekonomike. Z. Schuessel shprehu vullnetin për të kontribuar në këtë cështje.

Dy autoritet jane ndalur gjate ne zhvillimet rajonale duke ndare te njejtin qendrim se eshte e domosdoshme bashkepunimi per te cuar me tej stabilitetin dhe vazhdimin e krijimit te realiteteve te reja ne rajon edhe pas proceseve te fundit zgjedhore ne Kosove dhe Maqedoni. Zoti Schuessel ne kete drejtim u shpreh se kontributi i Shqiperise vleresohet i rendesishem ne vazhdimin e politikave te saj dinamike per nxitjen e nje fryme bashkejetese dhe koncepteve zhvilluese ne kete funksion.

Pas takimit, Kancelari austriak, Wolfgang Schuessel, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, u shpreh :

"Shqipëria është në rrugë të mbarë. Shqipëria është duke negociuar në kuadër të Bashkimit Europian dhe shpresoj se vitin tjetër Shqipëria do të bëjë hapin tjetër të radhës, të rëndësishëm, në zhvillimin e
marrëdhënieve me Bashkimin Europian.

Ju siguroj se Austria do të jetë në krah të Shqipërisë, sepse ne besojmë tek Shqipëria. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me të, mjaft shqiptarë jetojnë në Austri, gjithashtu dhe biznesmenë austriakë zhvillojnë sipërmarrjet në Shqipëri.

Unë besoj se shanset janë të mira për Shqipërinë. Ne tani po shohim një tjetër fytyrë të re interesante në zhvillimin e BE. Sot patëm një samit historik, ku 5 vende ndër 17 në samit, sot janë anëtare të BE-së. Kështu dyert janë të hapura për Shqipërinë për në BE. Kjo është rruga drejt të ardhmes europiane.

Unë besoj se ne kemi shkëmbime të shumë mira pikëpamjesh me Kryeministrin Nano dhe duam të intesifikojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›