Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën u miratuan një numër projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme.
Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën u miratuan një numër projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme.
- Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "për ratifikimin e marrëveshjes finaciare ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Mediocreditocentrale (MCC,S.P.A.), për financimin e programit për ndërtimin e segmentit rrugor Lushnjë –Fier dhe mbikqyrjen e punimeve për dy segmentet rrugore, Lushnjë – Fier dhe Fier- Vlorë".
Në zbatim të marrëveshjes Qeveria Italiane, nëpërmejt Mediocredito Centrale (MCC,S.P.A.), do t'i japë RSG një kredi në shumën 24 350 000 euro për zbatimin e programit për ndërtimin e segmentit rrugor Lushnjë – Fier dhe supervizionin e punimeve për dy segmentet rrugore, Lushnjë – Fier dhe Fier- Vlorë, nëpërmjet të cilit synohet:
• Përmirësimi i segmetit rrugor Lushnjë – Fier sipas parametrave europiane, duke favorizuar lëvizjet e njerëzve dhe mallrave brenda vendit dhe vendet kufitare
• Garantimi i niveleve të larta të sigurisë rrugore
• Zvogëlimi i kohës së udhëtimit dhe ulja e kostos operative të mjeteve
• Prezantimi dhe zhvillimi ekonomik e social i zonës jugore të vendit.
Termat dhe kushtet financiare të kredisë janë koncensionare dhe paraqiten: periudha e maturimit 38 vjet, periudha grace 17 vjet dhe norma e interesit 0.10 përqind në vit.
Për disbursimin e kredisë, sipas procedurave të Mediocredito Centrale, do të përdoren Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Banka San Paolo IMI në Itali.
- U miratua vendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 238, datë 13.4.2001, të Këshillit të Ministrave, "Për kriteret e dhënies së lejes për lojërat e fatit , kazinotë dhe hipodromet".
Shtesa që bëhen në këtë vendim ka të bëjë me përzgjedhjen e personave të cilët janë të interesuar për të zhvilluar veprimtari në fushën e kazinove në vendin tonë. Ai synon rritjen e transparencës në përzgjedhjen e personave, duke e ndarë procesin e përzgjedhjes nga ai i licensimit dhe përcakton procedurat për një konkurim ndërkombëtar. Gjithashtu, vendimi shoqëron dhënin e lejes për kazino, me kontribute në zhvillimin e turizmit dhe territoreve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe kryerjen e tyre nga investitorë të ndershëm dhe të fuqishëm.
- U miratua vendimi "Për miratimin në parim të ndryshimit të marrëveshjes për financimin e programit të zhvillimit të zonave malore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor".
Sipas këtij vendimi, bëhet miratimi i rialokimit të fondeve prej 2.12 milion SDR për të mbështetur më mirë Programin e Zhvillimit të Zonave Malore, ndërmjet Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore dhe Fondit të Financimit të Zonave Malore.
Me këto rialokime sigurohen më shumë fonde për kreditimin e sektorit bujqësor dhe SME-të në zonat malore, zbatimin e programeve të infrastrukturës lokale, ngritjes institucionale dhe zhvillimit të sektorit privat, ngritjen e kapacitetit të qeverisjes lokale, si dhe rritjen e investimeve sidomos në infrastrukturën rurale.
- U miratua edhe vendimi për miratimin në parim të protokollit shtesë "për luftën kundër terrorizmit", të Marrëveshjes ndërmjet Qeverive të Shteteve pjesëmarrëse të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, vecanërisht në format e organizuara të tij.
Projekti mban 17 dispozita bazë, të përmbledhura në tre drejtime:
Fusha e bashkëpunimit:
- Paralajmërimin, zbulimin dhe goditjen e hetimit të akteve terrroriste.
- Përcaktimin nga autoritetet kompetente të palëve të pikave të kontaktit , për të siguruar komunikim të drejtëpërdrejt
- Në shkëmbimin e informacionit të ndërsjelltë për aktet terroriste të planifikuara dhe të drejtuara kundër personave që gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare, për organizatat terroriste,, për tentativat dhe aksionet e drejtuara kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve palë.
Përpunimi dhe bashkëpunimi i ngushtë për:
- Goditjen e përgatitjes dhe kryerjes së akteve terroriste
- refuzimin e strehës së sigurtë për ata që financojnë, planifikojnë, mbështesin ose kryejnë akte terroriste.
-zbulimin dhe shkatërrimin e vendeve ku kryhet stërvitja e terroristëve
Format e bashkëpunimit
-Arsimim dhe trajnim dhe rritje të aftësive profesionale të personelit
- Shkëmime informacioni dhe eksperiencash
- Kryerje trajnimesh, seminare
- Shkëmbim i legjislacioneve të brendshme përkatëse
-U miratua vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.382 darë 20.05.1996 "Për zbatimin e ligjit nr.8097 datë 21.03.1996 "Për pensionet shtetërore suplementare të personave, që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit".
Vendimi parashikon përfshirjen në skemë prej momentit të emërimit në detyrë të emërtesave të reja të institucioneve të tilla si: Ispektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Avokati i Popullit, Avokatura e Shtetit, Komisioni i Shërbimit Civil, Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të rënda.
Kategorizimi i emërtesave të reja në grupimet përkatëse është bërë duke patur parasysh barazinë në funksion dhe barazinë në pagë. Detyrimi i pagesës së kontributit të sigurimit shtetëror suplementar, është parashikuar që të fillojë të derdhet për periudhën prej momentit të emërimit në detyrë të emërtesave të reja, të cilat përfshihen në listën e VKM 382 datë 20.05.1996, i ndryshuar.
U miratua vendimi "Për bashkimin në një të vetme të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme "Tirana 1"dhe "Tirana 2"dhe për krijimin e zyrave të Regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tiranë dhe Has, si dhe për disa ndryshime në VKM nr 243 datë 26.03. 2004, nr. 3003 datë 16. 04. 1996, nr 676 datë 14. 10. 1966 dhe nr. 157 datë 26.02.1998", parashikon bashkimi e dy zyrave për faktin se ndarja ekzistuese realisht nuk është zbatuar në praktikë.
- U miratua vendimi: "Për transferimin e pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të Ujësjellës – kanalizimeve, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore".
Ky vendim realizon transferimin e disa sistemeve të Ujësjellës- kanalizimeve nga pronësi shterore, në pronësi të qeverisjes vendore dhe krijon mundësinë për ushtrimin me kompetenca të plota të funksionit të shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimet nga njësitë e qeverisjes vendore përkatëse , duke e afruar këtë shërbim sa më pranë komunitetit.
Kështu, 69 sisteme të ujësjellës – kanalizimeve, që u përkasin 11 sh.a dhe 3 ndërmarrje të ujësjellës – kanalizimeve, në 34 njësi të qeverisjes vendore, si bashkitë Divjakë, Laç, Himarë, Orikum dhe komunat Fierzë, Pukë, Qerret, Iballë, Vergo, Guri i Zi, Ana e Malit, Lazarat, Dropulli i Sipërm, Odrie, Picar, etj. transferohen në pronësi të tyre.
- Këshilli i Ministrave miratoi vendimi "Për trajtimin e armatimit dhe municionit trofe të Ministrisë së Rendit Publik".
Sipas këtij vendimi, armët trofe që aktualisht nuk janë më në përdorim nga straukturat e Ministrisë së Rendit Publik pjesërisht do të përdoren për shitje nga ndërmarrja MEICO dhe të ardhurat do të shërbejnë për modernizimin e strukturave të Policisë së Shtetit dhe pjesërisht do t'i kalojnë në administrim Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për t'u përcaktuar nga një komision i specializuar si vlera historike dhe muzeale.
- U miratua vendimi "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2004 miratuar për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë".
Sipas vendimit, miratohet një shtesë fondi në buxhetin e Kuvendit të Shqipërisë prej 40 milion lekë.
- Me rastin e 60-vjetorit tëÇlirimit dhe për kontributin e dhënë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në radhët e Forcave të Armatosura, Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për:
1) Z.Halim Ramohito
2) Z.Skënder Malindi
3) Z.Emil Qirko
4) Z.Elami Hado
5) Z.Mevlan Dervishaj
- U miratua vendimi "Për miratimin në parim të projektmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Bashkimit Europian, për menaxhimin e krizave në Bosnje-Hercegovinë (operacioni "Althea")".
Forca dhe personeli shqiptar pjesëmarrës në operacion do të përmbushë detyrat si pjesë e operacionit ushtarak të BE për menaxhimin e krizës. Forca dhe personeli pjesëmarrës në operacion mbeten nën komandën e autoriteteve shqiptare.
Në Samitin e NATO-s në Stamboll, në qershor të këtij viti, u vendos që misioni i SFOR-it në Bosnje-Hercegovinë, i drejtuar nga NATO, të përfundojë në fund të vitit 2004.
- U miratuan disa ndryshime në vendimi nr.64, datë 29.1.2004 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e programit analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, gjatë vitit 2004".
Në përcaktimin e nismave ligjvënëse për vitin 2004 janë mbajtur parasysh nevojat dhe kërkesat që lidhen me fushën e drejtësisë dhe cështjeve të brendshme në kuadër të projektit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, problematikat dhe rekomandimet konkrete të nxjerra nga procesi i konsultimeve të përbashkëta Shqipëri-BE, si dhe nga detyrimet e tjera në nivel ndërkombëtarë.
Në 40 ceshtjet e programit analitik të projektakteve për vitin 2004 për MInistrinë e Drejtësisë, deri më sot janë analizuar dhe kanë hyrë në fuqi 13 ligje dhe 15 akte nënligjore normative. Ndërkohë janë përfunduar dhe do të paraqiten për shqyrtim në këshillin e Ministrave 12 projektligje dhe disa akte nënligjore normative.
Vecanti për programin e vitit 2004 është fakti që ne pjesën dërrmuese të tyre, nismat ligjvënëse të miratuara dhe ato në procesin e hartimit ose paraqitjes së tyre për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, janë projekte shumë të vështira, me ndjeshmëri dhe impakt të pritshëm shumë të vecantë dhe të gjithanshëm sot dhe për të ardhmen.