Kryeministri Fatos Nano mbërriti sot, në krye të një delegacioni zyrtar, në Slloveni për të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të Iniciativës së Europës Qendrore, që zhvi
Kryeministri Fatos Nano mbërriti sot, në krye të një delegacioni zyrtar, në Slloveni për të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të Iniciativës së Europës Qendrore, që zhvillon punimet në Portorozh. Në përbërje të delegacionit është edhe Ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli.
Në këtë takim do të marrin pjesë Kryeministrat e 17 vendeve, Ministrat e Ekonomisë së vendeve përkatëse, si dhe autoritete të tjera të larta. Synimi kryesor i punimeve të këtij Samiti do të jenë hapat e mëtejshëm për nxitjen e biznesit, investimet në energji dhe infrastrukturë. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve në Samit do të jenë edhe zhvillimi i sektorit privat, zhvillimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, strategjitë për zhvillimin e tyre e të tjera cështje.
Në seancën plenare të këtij Samiti Kryeministri Nano do të mbajë një fjalë mbi kontributin real të Iniciativës së Europës Qendrore në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, zhvillimet në rajon, progresin e arritur në vend në drejtim te integrimit euro-atlantik dhe reformave ekonomike.
Në këtë kuadër, në axhendën e Kryeministrit parashikohen takime dypalëshe me homologë të tij, pjesëmarrës në Samit.