Sot, më datën 26 Nëntor, u zhvillua takimi mes Grupit Ndërdikasterial të drejtuar nga Ministri i Shtetit z. Marko Bello dhe Grupit përfaqësues të Konferencës së Rektorëve, Sindikatës së P
Sot, më datën 26 Nëntor, u zhvillua takimi mes Grupit Ndërdikasterial të drejtuar nga Ministri i Shtetit z. Marko Bello dhe Grupit përfaqësues të Konferencës së Rektorëve, Sindikatës së Pavarur të Universitetit, Administratës dhe studentëve.
Fokusi i bashkëbisedimit ishte reforma në arsimin e lartë, Procesi i Bolonjës, me akses autonomia e Shkollave të Larta dhe vleresimi sa më serioz, ligjor dhe administrativ i Profesoratit të Shkollave të Larta.
Filozofia e bashkëbisedimit u karakterizua; C'farë mund të zgjidhet në mënyrë imediate, cilat janë detyrat afatmesme dhe cilat janë ato afatgjata. U evidentua serioziteti i parashtrimit të problemeve me shqetësimin themelor ruajtjen e Universiteteve, rigjallërimin e tyre, si institucione themelore të zhvillimit të vendit.
Përfaqësuesit e Profesoratit u prononcuan hapur se shqetësimi i tyre është arsimi i lartë, zhvillimi i vendit dhe implementimi i "Bolonjës", me qëllim ruajtjen e arsimit publik në vend.
Në fund te takimit u vendos që në një afat sa më të shpejtë, t'i propozohet Qeverisë për zgjidhjen e problemeve imediate, si dhe u përcaktua se cilat janë detyrat që do të zgjidhen hap pas hapi.
Bashkëbisedimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit.