E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjelbërimi, kurbani i madh i Edvinit

21-04-2011 / Elda Tomani

Këshilltari në Këshillin e Tiranës, Taulant Bino: “Rama na ka gënjyer para dy vjetësh dhe po na gënjen përsëri, Tirana jonë ka vetëm 2.8 m2/frymë gjelbërim”

Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino ka reaguar ndaj kryebashkiakut aktual të Tiranës, Edi Ramës i cili e ka kthyer Tiranën në një qytet të betonizuar në të cilin  mungojnë hapësirat e gjelbra. Përmes një daljeje për mediat, Bino tha se në vitin 2005, zoti Rama tha se hapësirat e gjelbra do të shkonin në 7m2/frymë në vitin 2008. “Ndërkohë që vetëm dje, Rama tha se Tirana ka 4.7 m2/frymë. Pra, Rama na ka gënjyer në vitin 2005. Ai vazhdon të na gënjejë edhe sot”- tha Bino, duke shtuar se “Tirana jonë ka vetëm 2.8 m2/frymë ndërkohë që sipas rregullores së Urbanistikes, norma minimale e gjelbërimit është 7 m²/banor”. “Zoti Rama deklaroi dje se në sajë të tarifës së gjelbërimit, ka mbjellë 55 mijë pemë, ndërkohë që Parku i Liqenit Artificial ka gjithë-gjithë 30 mijë pemë. Pra sipas zotit Rama duhet të kishim edhe një tjetër park të Liqenit. Ku është ky park? Në vitin 2005, zoti Rama tha se hapësirat e gjelbra do të shkonin në 7m2/frymë në vitin 2008. Ndërkohë që vetëm dje, Rama tha se Tirana ka 4.7 m2/frymë. Pra, zoti Rama na ka gënjyer në vitin 2005”- u shpreh Taulant Bino. Ndër të tjera duke iu referuar kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, zotit Edi Rama, zv/ministri i Mjedisit, Bino tha se Rama vazhdon të gënjejë dhe sot. Ai shtoi gjithashtu se Tirana jonë ka vetëm 2.8 m2/frymë ndërkohë që sipas rregullores së Urbanistikës, norma minimale e gjelbërimit është 7 m²/banor. Sot Tirana ka 35% më pak se në vitin 2005 dhe 58% më pak se premtimi për vitin 2008. “Sikur fjalët e zotit Rama të ishin të vërteta, Tirana duhet të kishte edhe 30 Parqe Rinia.Ku janë? Hapësirat e gjelbra janë reduktuar, ndërkohë që taksa e gjelbërimit vetëm në dy vitet e fundit është rritur 250-300%. Të ardhurat e Bashkisë nga Taksa e gjelbërimit në 4 vitet e fundit shkojnë në rreth 17 milionë dollar, nga këto 6.4 milionë dollarë vetëm në 2010, 5.7 milionë në 2009, 3.5 milionë në 2008 dhe 2 milionë në 2007”- ka nënvizuar Bino. Më tej zv/ministri i mjedisit, Bino ka akuzuar kryebashkiakun Rama për shpërdorim të fondeve të bashkisë.“Ku janë përdorur 17 milionë dollarët? Sigurisht jo në gjelbërim, por patjetër që janë përdorur në mitingje elektorale. Sot, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, përpjesëtimi mes betonit dhe hapësirës së gjelbër është në nivele alarmante, 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë hapësirë të gjelbër, për çdo banor të Tiranës. Sot, Bashkia e Edi Ramës i ka dhënë çdo fëmije të Tiranës vetëm 1.5 cm katrore hapësirë rekreative, ndërkohë që ata kanë nevojë për 1.5 metra katrorë hapësirë”- u shpreh Bino. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës në mënyrë që kjo situatë të ndryshojë. “Kjo situatë duhet të ndryshojë. Ne nuk kemi nevojë për një kryebashkiak që synimin e vetëm të tij ka betejën politike kombëtare, neve na duhet një kryebashkiak për qytetin”- përfundoi Bino.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›