Gjelbërimi, qytetarët i mbjellin vetë pemët
Nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, “Një qytetar një pemë”, ka gjetur përkrahje të gjerë në komunitetin kryeqytetas. Janë të shumta kompanitë private, shoqatat jofitimprurëse, agjencitë, bizneset e mëdha dhe të vogla, donatorë vendas e të huaj, shoqëritë e ndryshme, por edhe vetë qytetarët, të cilët në mënyrë vullnetare janë bërë pjesë e kësaj iniciative, duke kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.
Në lulishten para Galerisë së Arteve dje janë mbjellë pesë pisha, 2 palma dhe 2 bredha. Kryebashkiaku Rama, i pranishëm në aktivitet, e konsideroi shumë të rëndësishëm për kryeqytetin lajmin e mbjelljes së 4000 pemëve të deritanishme, duke përcjellë njëkohësisht synimin për ta çuar në 4500 këtë numër, përpara sezonit të ardhshëm të mbjelljeve.
#