Rrihet noteri, prangoset agresori
Një noter është bërë objekt dhune për shkak të profesionit të tij. Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë të ditur se noteri Durim Lekdushi është fyer dhe është dhunuar në zyrën private të tij, nga 34-vjeçari Renato Hebeja. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të së mërkurës, në afërsi të Gjykatës së Rrethit Fier. Të njëjta burime tregojnë për "Shqip", se Hebeja i ka kërkuar noterit t‘i noterizonte disa dokumente, që për këtë të fundit nuk kanë qenë të rregullta. Kjo e ka zemëruar 34-vjeçarin, i cili e ka qëlluar noterin me grushte dhe i ka shkatërruar zyrën. 34-vjeçari është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.