E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden 70 kg Cannabis në bidonët e qumështit, prangoset trafikanti



SARANDË – Ka tentuar që të trafikojë drogë duke e paketuar dhe fshehur në bidonët e qumështit, por ka dështuar. Policia e Sarandës ka arritur të gjejë lëndën narkotike dhe të arrestojë autorin. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dje pasdite ndaluan shtetasi Ndriçim Roboçi. Droga është kapur nga policia në fshatin Vergo të rrethit të Sarandës. Policia tha se transportuesi e kishte marrë lëndën narkotike në Lazarat të Gjirokastrës dhe kishte planifikuar për ta dërguar në vendin fqinj. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, shtetasi Ndriçim Roboçi ra në pranga pasi në vendin e ngjarjes u provua se po kryente transportimin e ngarkesës me 70 kg Cannabis. Droga u gjet e fshehur në disa bidonë qumështi ku ishte vendosur në pako me qëllim shmangien e mundësisë së zbulimit të saj nga policia. Ky rast erdhi vetëm 24 orë më pas, kur policia sekuestroi 50 kilogramë lëndë narkotike në afërsi të fshatit Bureto, por nuk arriti që të ndalonte dy trafikantët, të cilët arritën të largoheshin duke përfituar nga errësira.
Gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar me dhjetëra raste trafikimi të lëndëve narkotike drejt vendeve fqinje, si Greqia dhe Italia. Por nuk kanë munguar rastet kur trafikantët dhe droga janë sekuestruar. Në të paktën dy raste Policia shqiptare ka arritur të sekuestrojë ngarkesa deri në 1 ton Cannabis sattiva.

Policia e Tiranës arreston dy persona për trafikim droge

Policia e kryeqytetit ka arritur të vendosë në pranga dy persona me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare të uniformave blu mësohet se identiteti i dy personave është Dorjan Lamaj nga rrethi i Fierit dhe Haxhi Lleshi nga rrethi i Dibrës.
Policia ka sekuestruar edhe provat materiale duke ia vënë në dispozicion organit të akuzës për procedimin e mëtejshëm të këtij rasti të zbuluar.

12 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›