E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e ambjentalistëve, 40 çadra falas për pushuesit vlonjatë

30/05/2005  Dhjetëra banorë shkuan tek Pylli i Sodës, kundër ndërtimit të parkut energjitik

Shoqatat mjedisore, dje janë hedhur në protestë kundër ndërtimit të parkut energjitik, ne zonën e triportit dhe Pyllit të Sodës. Organizatorët, një ditë më parë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës, për t’u bashkuar me ta, për të protestuar, disi ndryshe nga herët e tjera. Disa autobuza u vunë në dispozicion të protestuesve, që duhet të shkonin në zonën ku po ndërtohet parku energjitik. Shoqatat mjedisore si dhe shumë qytetarë që ju përgjigjen thirrjes së tyre, shkuan në zonë rreth orës 10.00 paradite. Janë ndërtuar rreth 40 çadra, me qëllim që qytetarët të pushojnë falas në vendin e protestës, nën moton se kjo zonë është për plazh dhe jo për të ndërtuar park energjitik. Me këtë rast, është organizuar dhe një koncert, me disa këngëtarë të njohur të qytetit, si dhe janë realizuar aktivitete të ndryshme. Kjo, për ti treguar qeverisë se ky vënd, është vend turistik dhe shërben vetëm për pushime të qytetarëve, dhe jo të ndërtohet, sipas tyre, parku i vdekjes në Vlorë. Organizatorët thanë se do të bëjnë të pamundurën, për të detyruar qeverinë të anollojnë këtë projekt. Këto çadra, tha Petrit Levani, një prej ambientalistëve,do të qëndrojnë deri në 1 qeshor, falas për qytetarët vlonjatë, si një kujtim i fundit i Vlorës turistike. “Ne si ambientalistë i kemi thënë JO këtij projekti shkatërrues dhe po sensibilizojmë Vlorën e qytetarët e saj, për të kundërshtuar idenë më vrasëse për këtë qytet turistik, që për pushtetarët kujtohet si i tillë, sa herë që vijnë të marrin votat”, tha Levani.

Edhe analisti e gazetari i johur Ardian Klosi tha se,ky vënd turistik magjepës, nuk duhet kurrsesi të kthehet në një vënd TECI e mbeturinash për parqet industriale.

“Jemi këtu, qytetarë vlonjatë e tiranas, e nga gjithë Shqipëria, për t’i thënë STOP, grabitjes së plazhit të Vlorës e sjelljen e ndotjes më të mëdha që ka parë ky breg faNtastik”, tha analisti Ardian Klosi. Edhe një prej njerëzve në fushën ambientaliste Aleksandër Mita, tha se kjo lëvizje është një mbështetje e madhe për perspektivën e qytetit si dhe për të ardhmen turistike të saj, prandaj qytetarët vlonjatë duhet të bashkohen me ne, për të ndalur dorën që vret Vlorën turistike e detin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›