Shish dhe policia prej ditësh në gadishmëri
30/05/2005 Antiterrorizmi
Ndonëse për publikun masat ranë në sy, pas ndërprerjes së lundrimit të trageteve të linjës Durrës- Bari, Ministria e Rendit Publik, prej ditësh është vënë në dijeni të një fakti të tillë. Për këtë arsye, janë realizuar kontaktet me strukturat antiterroriste të vendeve fqinje si dhe, janë hartuar plane masash për sigurimin e kufirit. Një urdhër i brendshëm, ka vënë në gadishmëri shërbimet e specializuara, të cilat janë vënë në levizje, për parandalimin e ndonjë kalimi të paligjshëm. Kryesisht, ndalimi i kurdëve në Rinas, është rezultat i veprimeve të shërbimit sekret dhe të antiterrorizmit. Autoritetet policore dhe ato sekrete italiane, kanë hyrë në kontakt me homologët në Tiranë, për mundësimin e planit antiterrorist, me rastin e vizitës së Papës në Pulja. Nga Ministria e Rendit Publik thuhet se, për çdo rast, por kryesisht për një ngjarje të tillë, detyrimisht merren masa nga të gjithë policitë e vendeve fqinje, prej ku mendohet se mund të ketë kalime të paligjshme dhe nëpërmjet tyre, levizje të elementëve terroristë.