E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentojnë të vetëhelmohen me ilaçe

30/05/2005  ELBASAN - Tentojnë vetëvrasjen me medikamente mjekësore, shpëtojnë nga efekti i përgjysmuar i tyre. Një 23-vjeçare ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, duke përfunduar në gjëndje kritike në spital. G.Koleci 23-vjeç, lindur dhe banuese në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri” të qytetit të Elbasanit, ka qënë e vetme në shtëpi, kur ka konsumuar sasinë e ilaçeve, pasi kishte pësuar një zhgënjim dashurie. Vetëm për pak minuta, ajo është transportuar në spital, ku pas trajtimit mjekësor, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, vetëm pas një ore, nga konstatimi i këtij rasti në spitalin kirurgjik të Elbasanit, mbërrin edhe një 65-vjeçar, i cili gjithashtu kishte konsumuar medikamentet që perdoren në një sasi të madhe. Mësohet se Bexhet Sula, 65-vjeç, banues në Elbasan, ndodhet në gjëndje shqetësuese, sipas mjekëve. Shkaku i vetëhelmimit, ka qënë një gjëndje e rëndë depresioni. Mësohet se pas mjekimit, 65-vjeçari do të shoqërohet në spitalin psikiatrik të qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›