Tentoi trafikimin e fqinjës 9-vjeçare, e braktis në Rinas

12/03/2005 E dyshuara, i ikën policisë, përfundon në Gjermani
RINAS – Ka dështuar trafikimi i një fëmije nëpërmjet Aeroportit “Nënë Terza” në Rinas, ndërsa trafikantja, një femër, është identifikuar, por ka mundur t’i shpëtojë plicisë, duke u larguar me avion, jashtë vendit. Pas shpëtimit të fëmijës nga kthetrat e trafikantëve, ai është kthyer në familjen e tij, në Laç.
Trafikimi
Rreth mesditës të së mërkurës, policët e shërbimit në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, janë çuditur jo pak, kur kanë parë një fëmijë, i cili ndodhej vetëm dhe qante. Menjëherë, ata i janë afruar dhe nga pyetjet e para kanë mundur të mësojnë se ajo ishte një vajzë nga Laçi, 9-vjeçare dhe se quhej M.Ili.
Në pyetjet në vazhdim, policët kanë kuptuar se fëmija i braktisur, ishte objekt i një tentative të dështuar trafikimi. Ndërsa kanë mësuar këtë, policët kanë mësuar edhe faktin që trafikantja ishte një fqinjë e prindërve të fëmijës.
Nga hetimet e para, mësohet se gruaja, që tentonte trafikimin e vajzës, e kishte braktisur, sepse vogëlushja kishte filluar të qante. Për të mos rënë në sy, ajo e kishte lënë fëmijën pranë postbllokut të policisë dhe vetë ka nxituar të kapë avionin, me të cilin ishte larguar jashtë Shqipërisë.
Familja
Nga ana e policisë, menjëherë, vogëlushja është kthyer pranë prindërve të saj në Laç. Prindërit e vajzës bënë të ditur për policinë, se nuk kiishin dijeni për tentativën e trafikimit të vajzës së tyre dhe se e dinin se ajo ishte në shkollë, duke mos e fshehur habinë që gjendej në duart e policisë.
Duke iu referuar dëshmive të prindërve, por edhe pohimeve të vajzës, mësohet se trafikantja, ishte një fqinjë e tyre, me emrin Pasie. Ajo e kishte marrë vajzën e vogël në oborrin e shtëpisë së saj dhe nën preteksin për të bërë një shtëtitje deri në Tiranë, kanë udhëtuar drejt Rinasit.
Hetimet e deritishme nuk kanë dhënë asgjë më shumë se identifikimi i femrës trafikante dhe se ajo është larguar drejt Gjermanisë me avionin e kompanisë “Albanian Airlines”. Për punë minutash, bëjnë të ditur burime të policisë së Rinasit, Pasia, mbiemri nuk bëhet i ditur, i ka shpëtuar policisë.
Sipas Ministrisë së Rendit Publik
Viti 2002
22 raste
trafiku fëmijësh
27 autorë
proceduar penalisht
Viti 2003
18 raste
trafiku fëmijësh
34 autorë
proceduar penalisht
Viti 2004
10 raste
trafiku fëmijësh
12 autorë