Hapja e sporteleve të reja rregullon “punët” e Hipotekës

12/03/2005 Avokatët shikojnë boshllëqet në hipotekimin e shtëpive të vjetra
SHKODËR - Hapja e ambienteve të reja, pranë zyrës së regjistrimit të pasurive, ka përmirësuar ndjeshëm nivelin e shërbimeve të kësaj zyre. Kjo bëhet e ditur nga punonjësit e Hipotekës, të cilët tregojë se më parë kishte vështirësi në komunikimin reciprok me qytetarët. Ndërsa më përpara kishte vëtëm dy sportele, një për pranim kërkesash të qytetarëve dhe një për dhënien e çertifikatave të vërtetimit të pronësisë, tani përveç sportelit të pranimit të kërkesave janë krijuar dhe sportelet përkatëse për të gjitha shërbimet si regjistrimi fillestar, transkriptimi, inskriptimi, servitudet, bashkim e ndarje pronësie si dhe sporteli për dhënien e vërtetimeve mbi pronën dhe pronarët që i shërbejnë qytetarëve për marrje kredish, apo për paraqitje në ambasada, duke ia lehtësuar dhe shpejtuar shumë punën dhe kohën atyre.
Hipoteka
Një lehtësim të punës ka krijuar dhe ndarja e funksionimit të sporteleve veç për qytetin dhe veç për fshatin. Duke parë kërkesat e qytetarëve, tani për tani zyra e regjistrimit të pasurisë është duke operuar kryesisht me regjistrimin fillestar, duke u bazuar në nenin 24,a dhe 24,b të ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Neni i parë zbatohet për qytetarët që kanë bërë kërkesën te Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me dokumentacionon përkatës, ndërsa neni i dytë aplikohet për qytetarët, që kanë mangësi në regjistrimin fillestar, pasi ligji parashikon afate kohore më të gjata për plotësimin e dokumentacionit.
Burimet brenda kësaj zyre tregojnë se, megjithëse ka një rritje të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme, përsëri vihet re se qytetarët nuk janë të mirinformuar rreth regjistrimit, punë që po mundohen ta bëjnë ata vetë me qytetarët që paraqiten.
Një problem paraqet regjistrimi i pasurive të paluajtshme, që blihen apo dhurohen. Qytetarët, sipas punonjësve, duhet të informohen mirë për afatet, qoftë edhe te noteri kur kryen veprimet, sepse ligji parashikon që kërkesa për regjistrim në këto raste duhet të bëhet brënda 30 ditëve nga blerja apo përfitimi me dhurim dhe këtu qytetarët duhet të tregojë kujdes, sepse përndryshe fillon aplikimi i kamatëvonesës me 2 për qind të vlerës së objektit në ditë.
Kjo vlen edhe në rastin e dhurimit ku është përcaktuar një ekspert për vlerësimin e objekteve të dhuruara.
Zyra është duke operuar në bazë të një projekti të ri të financuar nga Fondi Amerikan i Zhvillimit, projekt ky që parashikon regjistrimin e pasurive të paluajtshme, sipas sistemit irlandez, që parashikon numërtimin e pasurive të shoqëruara në hartën treguese me pronarin përkatës. Projekti në fjalë ka bërë ndarjen e regjistrimit të apartamenteve më vete, me shpenzimet e fondit amerikan dhe vetëm me tarifën 1400 lekë të çertifikatës së pronësisë, ndërsa për shtëpitë private shpenzimet duhet t’i heqin pronarët e interesuar.
Probleme
Avokatët, që kanë eksperiencë në këtë fushë, shprehen se projekti i mësipërm ka avantazhe që nuk po shfrytëzohen mirë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Ata shprehen se Fondi Amerikan i Zhvillimit ka financuar dhe përpiluar hartën me ndërtimet në rrethin e Shkodrës, që gjatë periudhës 1997-2000. Nëpërmjet kësaj harte, mund të eliminohet burokracia e tepërt për regjistrimin e banesave të pronarëve që kanë çertifikatat e vjetra të regjistrimit plotësisht të rregullta. Për regjistrimin e tyre mjafton thjesht dëshmia e trashëgimisë për të bërë kalimin nga njëri brez në tjetrin. Lidhur me këtë kategori, ZRPP, në mungesë të regjistrave të vjetër, po aplikon nenin 24,b që parashikon një afat 90 ditor në plotësimin dhe gjetjen e të gjitha dokumenteve të tjerë, që për mendimin e tyre nuk janë të nevojshme kur ekziston transkriptimi i vjetër jo vetëm origjinal, por qoftë ky edhe i noterizuar. Rrjedhojë e kësaj burokracie është edhe hezitimi i të interesuarve për të bërë regjistrimet e pasurive, pasi përveç kohës i duhet të bëjnë edhe shpenzime plus, të kota për gjetjen e dokumenteve. Në bazë të të dhënave të tyre, në qytetin e Shkodrës sot janë të paregjistruar, sipas projektit të ri, rreth 50 për qind të ndërtesave, ku 40 për qind të tyre janë të regjistruara sipas “hipotekës” së vjetër dhe tregojnë mosinteresim për regjistrimin e ri, për shkak të shpenzimeve dhe 10 për qind janë ndërtesa të paligjshme.
30 ditë
afati kërkesës për rregjistrim
2 për qind
e vlerës së objektit kamatëvonesa
1400 lekë
çertifikata e pronësisë për apartamentet
50 për qind
e ndërtesave të parregjistruara
40 për qind
e ndërtesave të rregjistruara
10 për qind
e ndërtesave të paligjshme
E mashtroi sekseri
Pagoi 2000 euro për të hipotekuar shtëpinë e tij
Por një e keqe tjetër, që vjen nga mungesa e informacionit dhe burokracia e panevojshme në disa raste, ka sjellë edhe “daljen në skenë” të sekserëve mashtrues, që mund të marrin në qafë qytetarët. Mashtrimin e sekserëve e ka provuar edhe qytetari B.G., që, duke dashur që të kryejë punë shpejt, i ka paguar 2000 euro sekserit. Qytetari shprehet se kishte dashur të shiste shtëpinë për të blerë një tjetër në Tiranë, por duke qenë se nuk e kishte tapinë e re, kishte pyetur për afatet në zyrën e regjistrimit, mirëpo blerësi nuk e priste dot dhe kjo ishte nuhatur nga një sekser, që sillej aty rrotull që e kishte “sqaruar” se ai mund ta bënte tapinë e re për dy ditë, në këmbim të shumës. Dhe në të vërtetë sekseri i kishte kryer punë, por kur kishte dashur të bënin aktshitjen te noteri, ai i nuk kishte pranuar, sepse çertifikata e regjistrimit nuk ishte e rregullt duke bërë kështu jo vetëm që të mos shitej shtëpia, por edhe t’i humbiste paratë e dhëna sekserit të humbur pa lënë gjurmë.