E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hedh pistoletën e braktis makinën pas “ndal” të bluve

12/03/2005  SHKODËR – Një shtetas ka flakur një pistoletë dhe më pas ka braktisur dhe makinën, me të cilën po udhëtonte gjatë një kontrolli policorë. Burimet nga komisariati i policisë Shkodër bëjnë të ditur se rreth orës 08:30, në lagjen “Perlat Rexhepi”, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të një automjeti, që nuk i është përgjigjur thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar. Në ndjekje e sipër, drejtuesi i automjetit ka flakur nga dritarja e makinës një pistoletë tip TT dhe më pas në lagjen ”Tre heronjtë” ka braktisur edhe makinën tip “Fiat Uno”, me targa të huaja dhe duke u larguar pa u kapur nga policia. Mjeti dhe arma janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Aktualisht po hetohet për identifikimin e armëmbajtësit pa leje dhe të “pabindurit“ ndaj policisë, pasi grupi i hetimit ka gjetur disa gjurmë gishtash, të cilat shpresohet të çojnë drejt emrit të autorit të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›