E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet me fishekë dhe armë pa leje, arrestohet

12/03/2005  SHKODËR – Pranga për armëmbajtje pa leje. Forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës kanë arrestuar dje 27-vjeçarin Luan Mlloja, nga fshati Trush, i rrethit të Shkodrës. Ndalimi i të riut Mlloja është bërë pas një kontrolli të ushtruar nga ana e uniformave blu të policisë së komisariatit Shkodër. Një grup punonjësish policie gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15, kanë ushtruar një kontroll në lagjen “Ndoc Mazi”, ku dhe kanë ndaluar automjetin tip Benz, me të cilin udhëtonte Mlloja. Gjatë kontrollit blutë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë tip TT si dhe një krëhër me fishekë, duke bërë që shtetasi Luan Mlloja të arrestohet në flagrancë. Arma dhe krëhëri janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme kriminalistike. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, materialet e dosjes në ngarkim të 27-vjeçarit i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›