E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia merr në pyetje drejtuesit e Ujësjellësit

Hetimet

Mbrëmjen e së hënës dhe në vijim, një shërbim policor qëndron në depot nga ku furnizohet me ujë qyteti i Ballshit dhe rrethinat e tij. Shefi i Komisariatit të Ballshit, Hasan Hasanaj, tha për “Shqip” se “kanë nisur hetime intensive për shkaqet që krijuan këtë gjendje. Kemi marrë nën hetim të gjithë punonjësit e Ujësjellësit, ndërsa kemi dërguar shërbim me armë te të gjitha depot. Që nga mbrëmja e së hënës kemi marrë çdo gjysmë orë edhe mostra të ujit. Analizat e tyre janë dërguar në Tiranë dhe pritet që ato të tregojnë nëse është helmim nga ndonjë kimikat, apo nga përmbajtja e ndonjë bakteri”. Ndërkaq, mësohet se një grup ekspertësh të policisë gjyqësore dhe Shëndetit Parësor të rrethit, kanë nisur hetimet për gjetjen e shkakut të helmimit masiv të banorëve të Mallakastrës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›