Qellon Kryetarin e Komunes refuzoi ti jepte asistence te paligjshme

Nje 42-vjecar ka qelluar dhe fyer Kryetarin e Komunes Deshnice te rrethit te Permetit sepse kishte refuzuar ti jepte asistence te paligjshme te cilit sipas ligjit nuk i takonte duke u arrestuar vetem nje ore pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal afer zyrave te Komunes se Deshnices diten e enjte dhe nga burime policore mesohet se Surja Kasaj fillimisht ka debatuar dhe ka fyer Kryetarin e Komunes i cili ishte uluar ne lokal. Ndersa me pas e ka goditur me shishe birre dhe me grushte duke i shkaktuar ketij te fundit demtime ne trup. Shkaku i ngjarjes ka qene pasi i dyshuari i ka kerkuar te Kryetarit Bujar Fezga qe ti jepte nje kullote per bagetite e tij si dhe te perfitonte asistence ne menyre te paligjshme por qe sipas ligjit nuk i takonte. Nga nderhyrja e disa personave te tjere i dyshuari ka mundur te largohet nga vendi i ngjarjes por eshte arrestuar ne flagrance vetem nje ore pas ngjarjes. Nderkohe forcat e rendit te Permetit kane shkuar ne ngjarje porsa jane vene ne dijeni te saj dhe pas hetimeve paraprake vune ne pranga 42-vjecarin. Kryetari i Komunes Fezga eshte transportuar per ne spital per te marre ndihme mjekesore dhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten.