Vret motren dhe te dashurin e saj ekstradohet Suka

Perpara 16-vjeteve ka vrare me automatik motren dhe te dashurin e saj per arsye se nuk ishte dakord me lidhjen e tyre. Agjentet e Interpol Tirana diten e djeshmeve kane bere ekstradimin e Leke Sukas 41 vjec nga fshati Gjuraj i rrethit Shkoder. Suka eshte ekstraduar nga Nju York-u i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne drejtim te vendit tone ku eshte denuar me 16 vjet burg. Nga burime policore mesohet se i ekstraduari ne bashkepunim me vellain e vet Pellumb Suka ne daten 13 shkurt te vitit 1994 ne fshatin Boric i Vogel i kane zene prite te motres se tyre e cila ishte e shoqeruar nga i dashuri i saj. Gjelina Lulashi dhe Gjon Mici jane qelluar per vdekje me arme zjarri nga dy vellezerit ndersa ishin duke u kthyer nga nje vizite tek nje i njohuri i tyre. Mesohet se viktima Gjon Mici ishte i martuar dhe kishte tre femije dhe kishte disa muaj qe bashkejetonte me motren e te ekstraduarit Gjelina Lulashin. Kesaj te fundit Mici i kishte premtuar se do te ndahej nga bashkeshortja dhe do te martohej me te. Kjo gje nuk ishte pranuar nga te dy familjet dhe dy vellezerit Suka i zune prite duke i vrare ne vend. Gjykata e Shkodres me vendim nr. 197 me date 18 korrik te vitit 2002 e ka denuar te ekstraduar me 16 vjet burg per vepren penale te vrasjes me dashje ne bashkepunim. Arrestimi dhe ekstradimi i 41-vjecarit u be e mundur si rezultat i bashkepunimit mes Interpol Tirana me Interpol Uashington