Kalonin klandestine arrestohen dy te rinjte

Dy 22-vjecare jane vene ne pranga pas nje aksioni policor te zhvilluar nga uniformat blu te Fierit pasi dyshohet se kalonin emigrante te paligjshem ne kufirin grek. Agjentet e narko-trafikut kane hetuar per nje periudhe kohore prej 6-muajesh si rezultat i te cilit u be edhe leshimi i urdher-ndalimit nga Prokuroria e Fierit ndaj Emiljano Nazeraj dhe Martin Shehaj. Sipas burimeve policore dy te dyshuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin shoqeronin persona te ndryshem ne kufirin e gjelber Qafe Bote-Sarande i kaluar ne drejtim te kufirit grek ne menyre te paligjshme dhe pa dokumenta. nga veprimtaria e paligjshme dy 22-vjecaret perfitonin shumen prej 500 deri ne 800 euro per person. Si rezultat i hetimeve te gjata disa mujore u zhvilluar operacioni i koduar Vjeshta duke vene ne pranga mbremjen e dites se enjte Nazeraj nga Fieri dhe Shehaj nga Saranda.