Kapet me 2 kg hashash arrestohet furnizuesi i kryeqytetit

Shiste dhe shperndante hashash ne disa zona ne kryeqytet ndersa gjate oreve te vona te dites se enjte eshte arrestuar ne flagrance efektivat e policise se Tiranes. pas nje hetimi 1-mujor dhe informacioneve te marra ne rruge operative u be e mundur arrestimi i 27-vjecarit Fatjon Spahiut ne Bulevardin Bajram Curri ne afersi te Shkolles Teknologjike. Sipas burimeve policore Spahiu i denuar me pare per vjedhje edhe prodhim dhe shitje te lendeve narkotike eshte kapur me 2 kg e 231 gr lende narkotike te llojit hashash. Pas arrestimit te tij forcat e rendit kane ushtruar nje kontroll te imtesishem duke gjetur dhe sekuestruar sasine e kanabisi e cila ishte e ndare ne pako 1 kilogramesh. Nga hetimet paraprake te kryer nga agjentet e antidroges ka rezultuar se i dyshuari e shiste dhe shperndante hashashin ne tregun e brendshem te kryeqytetit dhe kryesisht ne zonat e Alliasit Kinostudio dhe vende te tjera. Nderkohe materialet hetimore ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise per hetime te metejshme.