Miratohet rregullorja me 15 nentor mblidhet Konferenca Gjyqesore kandidatet

Procedurat e perzgjedhjes se kandidateve te zgjedhjes se anetareve dhe votimit u votuan dje njezeri nga shumica e gjyqtareve te Shqiperise
Gjyqtaret e republikes i kane dhene OK mbledhjes se Konferences Kombetare Gjyqesore me 15 nentor duke i dhene keshtu fund ngercit te krijuar pas shfuqizimit te ligjit per mbledhjen e KGJK-se. Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj e cila drejtoi mbledhjen e gjyqtareve kerkoi prej tyre qe te votonin pro mbledhjes se Konferences Gjyqesore edhe ne mungese te ligjit i cili ende nuk eshte votuar nga Parlamenti. Te pranishem ne kete mbledhje ishin 252 gjyqtare nga 315 qe jane gjithsej cka do te thote se ndryshe nga nje mbledhje e disa koheve me pare dje mundi te arrihej kuorumi per votimin. Ne mbledhjen e dites se djeshme te zhvilluar ne nje prej lokaleve ne periferi te Tiranes gjyqtaret miratuan gjithashtu edhe projekt-rregulloren e cila u hartua nga grupi i punes i ngritur ne korrik te ketij viti pas takimit qe kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj pati me nenkryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiu. Mbledhja e Konferences Gjyqesore Kombetare i hap rruge keshtu perzgjedhjes se anetareve te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise pas mbarimit te mandatit te pese anetareve te ketij keshilli. Tashme me caktimin e dates se mbledhjes se KGJK-se kandidatet qe kane ambicie per te konkurruar duhet qe deri 10 dite para 15 nentorit te kene dorezuar kerkesat si dhe propozimin nga 10 gjyqtare me nenshkrimet e ketyre te fundit. Gazeta ka siguruar disa nga emrat konkurrues nderkohe qe ndryshe nga konferencat e tjera ne kete te 15 nentorit do te konkurrojne edhe gjyqtare te Gjykates se Larte.