E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet arma e krimit që vrau 39-vjeçarin në Plazh

21/05/2009  Arrestohet një shtetas si bashkëpunëtor

DURRES- Policia ka mundur të gjejë dhe të bllokojë një armë zjarri që mendohet se është arma e krimit me të cilën është vrarë shtetasi Agron Bodelli. Rreth 3 km larg nga vendi i krimit të ndodhur në mesditën e së martës teksa është vrarë 39-vjeçari nga Shijaku policia ka gjetur në një kanal në afërsi të Shkozetit çiften Shotgan. Në bazë të investigimeve që kanë bërë pas vrasjes policia ka nxjerrë nga një kanal në afërsi të Urës së Dajnalit armën që mendohet se është arma me të cilën shtetasi Gani Kapiti ka qëlluar mbi Bodellin. Pas gjetjes së armës policia ka arrestuar shtetasin Shpend Turku, 42 vjeç, i cili është akuzuar për përkrahje të autorit të krimit Turku banues në lagjen numër 14 në Durrës është arrestuar në orët e mesnatës dhe sipas policisë ky shtetas ka marrë armën me të cilën është vrarë Bodelli duke e hedhur në një kanal. Shtetasi Agron Bodelli ka vdekur në spital pas plagëve që ka marrë në kokë, kurse autori i ngjarjes nuk është kapur edhe pse policia ka bllokuar të gjitha pikat kyçe të rrugëve. Një ditë pas vrasjes në Plazh policia e Durrësit ka pranuar se kishte dijeni për konfliktin mes pronarit të lokalit “Drenica” Gani Kapiti dikur qendër rezidenciale e ushtarëve të UÇK-së dhe shtetasit Agron Bodelli pas dëmtimit të këtij hoteli nga ndërtimi i pallatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›