Fermerët të ndalojnë mbjelljen e kërpit industrial
21/05/2009 Favorizon kultivuesit e hashashit
SHKODER- Parandalimi i kultivimit të bimës narkotike cannabis sativa në zonat e thella malore ka qenë objekt i diskutimeve në prefekturën e qarkut të Shkodrës. Fillimisht prefekti Cungu ka kërkuar që të analizoheshin problematikat e hasura gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që të arrihej në zgjidhjet e duhura që do të parandalonin përfundimisht kultivimin e bimëve narkotike në zonat e thella malore. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë së Shkodrës, Guri Beshi, theksoi se ka ardhur koha që Ministria e Bujqësisë të ndalojë për disa vite kultivimin e kërpit industrial. Në këtë mënyrë theksoi Beshi do të eliminohet jo vetëm konflikti polici-kultivues, por edhe mbjellja e bimës narkotike. Problem aktual ishte komuna e Shkrelit, fermerët e së cilës pretendojnë se kultivojnë kërp industrial. Nazmi Kotarja, drejtor i rendit pranë policisë së shtetit, Kotarja, ka sqaruar dhe njëkohësisht theksuar se “Nuk mund të ndalohet mbjellja e kërpit industrial, por parcelat që mbillen me të mund të kontrollohen në mënyrë që të evitohet mbjellja në to e kanabis sativës. Drejtori i policisë Vullnet Topalli paraqiti hartën zonave problematike të piketuara si kultivuese të bimëve narkotike. Në këto zona bënin pjesë komunat Shllak, Gur i Zi, Postribë, Temal, Vau Dejës në rrethin e Shkodrës, komunat Qelëz e Iballë në rrethin e Pukës dhe komunat Shkrel e Kelmend në rrethin e Malësisë së Madhe.