Sokol Koçiu i “kokainës” fiton lirinë me kusht
21/05/2009 I dënuari për trafik ndërkombëtar droge del nga qelitë, lirohet për shkaqe shëndetësore
TIRANË- Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi dje të lërë të lirë një nga bosët e grupit “Kokaina”, Sokol Koçiu. Prej disa kohësh i dënuari me 12 vjet burg i ishte drejtuar gjykatë për të fituar këtë të drejtë, duke pretenduar se nuk është në gjendje shëndetësore të mirë, por gjyqtari Arben Micko, vetëm dje vendosi të shprehet përfundimisht. Seanca gjyqësore për Sokol Koçiun ka qenë të martën në mesditë, por gjyqtari Micko nuk e ka shpallur vendimin në këtë ditë për ta dhënë atë një ditë më vonë të mërkurën. Koçiu u arrestua në vitin 2000, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Gjatë hetimeve dhe më pas u zbulua se Koçiu ka përdorur emrin e Kryeministrit duke u vetëquajtur djali i tij. Por gjatë gjithë hetimeve ka kundërshtuar me forcë akuzën edhe pse faktet kanë qenë të plotë dhe në disfavor të tyre. Koçiu paraqiti si pretendim para gjykatës gjendjen e tij shëndetësore dhe ka qenë ky motivi i lirimit me kusht të tij. Të dënuarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burg. Edhe kjo ka qenë një arsye e fortë për gjykatën. Gjatë periudhës së mbetur të dënimit të dhënë, Koçiu nuk duhet të përfshihet në asnjë hetim apo akuzë penale në të kundërt duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit me burg të dhënë nga drejtësia. Ish-oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Koçiu kishte paraqitur përmes avokatit të tij mbrojtës, se kishte probleme shëndetësore që e detyronin të kërkonte nxjerrjen nga qelia. Më herët, në seancën pararendëse, Koçiu kishte deklaruar duke argumentuar kërkesën për lirim se “do të punoj me bashkëshorten time, në zyrën e saj të projektimeve, por kam edhe profesionin tim”. Koçiu u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Lartë për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Bëhet fjalë për të famshmin “Grupi Kokaina”.
Dënimi
I dënuar për trafik droge, si një nga anëtarët e procesit “Kokaina” u burgos fillimisht me 15 vjet burg. Pas një rekursi në Gjykatën e Lartë, Koçiu u dënua me 12 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike” dhe "pjesëmarrjes në organizatë kriminale". Ish- oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Koçiu, vuajti në burg pjesën më të madhe të dënimit, ndërsa i kishin mbetur afro 2 vjet të tjera burgim.