E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet e bllokohen një arsenal armësh e municionesh në varkën e braktisur

14/06/2005  Enigmë identiteti i pronarit të anijes e të armatimit

DURRES - Zbulimi i një varke me armë dhe fishekë ka provokuar sigurinë në portin më të madh të vendit. Armët janë gjetur nga policia në portin e peshkimit dhe kjo ka bërë që agjentë të antikrimit të kalojnë në gjendje alarmi për të zbuluar “pronarët” e mallit.

Dje, paradite, policia ka sekuestruar armë të kalibrit të ndryshëm dhe burime nga blutë e Durrësit thonë se në arkë kishte pushkë dhe automatikë, si dhe fishekë. Madje, fishekët e gjetur i përkisnin të të njëjtit kalibër si dhe armët e zjarrit, gjë që ka vënë në dyshim mundësinë e strehimit në varkën e braktisur për t’i vënë në përdorim në një rast të mundshëm.

Sipas policisë, ka qenë telefonata e disa personave, ajo që u ka dhënë mundësi uniformave blu dhe agjentëve të sektorit të antikirimit të kapin armët. Ato janë gjetur në një arkë, e cila kishte amabalazh prej kartoni, ambalazh i cili dukej i mirëmbajtur. Ndërkohë në varkën e braktisur janë sekuestruar edhe fishekë të futur në një bidon. Si arka edhe bidoni ishin futur në varkë në një kënd të fshehtë dhe mendohet se ato kanë disa kohë që qëndrojnë aty.

Varka, pronari i së cilës nuk është bërë e ditur nga policia, mësohet se ka qenë në kalatë dhe jo në ujë, fare pranë peshakrexhave të tjera si dhe varkave të peshkimit. Burime nga policia kanë pohuar se mjeti i peshikimit kishte vite që nuk shërbente për gjueti dhe se varka ishte shumë e dëmtuar.

Nga deklarimet zyrtare mësohet se armët ishin të keqmbajtura, pasi në një pjesë të tyre vërehej ndryshkja e pjesëve metalike si dhe dëmtim i pjesëve të drunjta. Në të njëjtën varkë të hedhur në një kënd të kalatës janë gjetur edhe pjesë e materiale të tjera të shkëputura, të cilat u ishin hequr armëve.

Sipas policisë, në kutinë e mbuluar me karton kishte edhe qytë arme si dhe pjesë metalike të tjera, por që nuk i përkisnin të njëjtës armë.

Policia nuk ka bërë të ditur se sa armë janë sekuestruar dhe as numrin e fishekëve, apo llojin e tyre, ndërkohë që mësohet se në bidon janë futur rreth 200 copë fishekë dhe se në arkë kishte pushkë e automatikë kallash.

Për të zbuluar autorët, që kanë strehur në portin e peshkimit armët e zjarrit, policia ka marrë në pyetje disa peshkatarë, të cilët kishin mjetet e tyre pranë varkës së braktisur, por pa dhënë më shumë detaje. Policia nuk ka përjashtuar mundësinë e tregtimit të armëve nga persona të paidentifikuar, ndërkohë që për blutë do të jetë e vështirë gjetja e personave.

DURRES - Në portin e Durrësit është krijuar forca e sigurisë portuale, e cila do të zëvendësojë punonjësit e komisariatit të policisë së portit në disa sektorë. Kjo forcë sigurie, e cila ka nisur së funksionuari dhe që do të ketë një efektiv prej 70 punonjësish, do të jetë e pranishme në të gjithë portin, duke i lënë policisë vetëm rrethimin si dhe sheshin e trageteve. Porti i Durrësit ëhtë bërë objekt i dyshimeve disa herë për sigurinë. Largimi i anijeve të mbytura dhe anijeve të papuna nga kalatat është bërë në kuadër të sigurisë dhe në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të standardeve të reja. Por, nga ana tjetër, vitin e kaluar është vërejtur edhe rënia e zjarrit në portin e peshkimit si dhe djegia e një automjeti brenda sheshit të trageteve. Zbulimi i armëve i është dedikuar informatorëve të policisë, ndërkohë që siguria në port është pjesë e forcës së sigurisë portuale, punonjësit e të cilës janë futur në këto struktura përmes testimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›