Zyrtarë e sindikalistë për marrëdhëniet në punë
14/06/2005 Seminari
SHKODER - Qëndra ndërkombëtare e trajnimit, UNP, Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, Shërbimi Federal i Punës në Mbretërinë e Belgjikës si dhe ai i Ministrisë së Jashtme të Italisë, kanë ndërrmarë në qytetin e Shkodrës një seminar me titull ”Ndërmjetësimi i marrëdhënieve në punë”.
Ky seminar, i cili do të zgjasë 5 ditë, ka si qëllim që, përveç zbatimit të Kodit të Punës të vendit tonë, i cili parashikon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndërsjella në punë, punëmarrës dhe punëdhënës, të rregulluara këto me ligj, të ndikojë edhe me anë të krijimit të sistemit të ndërmjetësimit për të zgjidhur mosmarrëveshjet në fjalë.
Për të ndërgjegjësuar një grup më të gjerë në lidhje me ndërgjegjësimin, UNP kishte ftuar të merrnin pjesë përfaqësues të sindikatave të qarqeve veriore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës si dhe ndërmjetës mosmarrëveshjesh të zyrave rajonale përkatëse të punësimit.
Trajtimi i problemit të ndërmjetësimit të mosmarrëveshjeve do të ndikojë në aftësimin e institucioneve përkatëse për të zgjidhur të gjitha problemet, mosmarrëveshjet, apo konfliktet në mënyrë sa më paqësore, ku një rritje të influencës në këtë drejtim duhet të kishin edhe gratë, të cilat nuk po gëzojnë kompetencat që u takojnë.