Vllezërit e Mimoza Xhamisë, nuk tërheqin trupin nga morgu

14/06/2005 Identifikohet kufoma e gjetur tek “Ara e Sollakut”
ELBASAN – Identifikohet trupi i pajetë i gjetur rreth dy javë më parë e vrarë dhe e djegur në aksin nacional Tiranë–Elbasan pranë kilometirt 25. Ndërsa burimet zyrtare të morgut kanë konfirmuar identitetin e Mimoza Xhamisë, familjarët e saj në Bilisht, ende nuk kanë tërhequr trupin, me preteksin se nuk janë njoftuar ende zyrtarisht.
Mjeku
Mësohet se viktima është identifikuar përfundimisht nga një dentist prej protezave të saj dhe, sipas mjekut ligjor, Altin Kënuti, ajo është 33-vjeçarja Mimoza Xhamia, lindur në Bilisht dhe banuese në Durrës, nënë e një fëmije.
Kënuti konfirmon gjithashtu se trupi i Mimozës vazhdon të qëndrojë në morgun e spitalit, në pritje që familjarët të vijnë të tërheqin për të kryer më pas ritet e fundit.
Konkluzioni për identifikimin e gruas ka ardhur nga proteza e dhëmbëve, e cila, sipas të motrës, ka sjellë edhe identifikimin e plotë të saj, pasi djegia e trupit ka zhdukur shumë prova, të cilat do të sillnin identifikimin e menjëhershëm të saj.
Familjarët
Dy vëllezërit e Mimozës, Sulejmani dhe Valentini, kanë mohuar dje që të kenë marrë njoftim zyrtar për identitetin e kufomës, që ende ndodhet në morgun e Elbasanit. Sipas tyre, mungesa e këtij njoftimi zyrtar, ka bërë që ata të mos paraqiten për tërheqjen e trupit të pajetë, megjithë pretendimet e mjekëve.
Pre dy javësh, trupi i Mimozës qëndron në morgun e Spitalit të Elbasanit dhe hetimet kanë qenë të mjegullta për vetë zvarritjet në identifikimin e saj. Pritet që brenda ditës së martë familjarët të tërheqin trupin e pajetë, ndërsa policia së bashku me prokurorinë të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e vrasësit.
Pas vrasjes
Motra identifikoi Mimozën
Ishte motra, Luljeta, ajo që banon në Durrës, e cila ka njoftuar për herë të parë vëllezërit e Mimozës, pas pamjeve të dhëna në televizor për trupin e djegur të gruas dhe të vrarë me plumb në kokë. Ajo i tha familjes së trupi i gjetur në Qafë-Krrabë ishte i motrës së tyre, Mimozës. Në fillim vëllezërit nuk donin ta besonim, por Luljeta mes të qarash ngulte këmbë se Mimoza kishte vdekur, se e kishte parë disa herë me radhë në morg dhe gjithnjë kishte parë se ajo ishte Mimoza. Luljeta kishte dyshuar që nga pamjet e transmetuara në televizion dhe bashkë me burrin e saj Musain, kishin shkuar në morg, rreth orës 6.30 të mëngjesit, një ditë pas lajmit. Pas kësaj, familja caktoi njerëzit që do të shkonin për të marrë trupin e motrës, kurse pjesa tjetër kanë pritur njerëzit në banesë.