Katër fëmijë nga Poshnja, të prekur nga epidemia shtrohen në spital
14/06/2005 Ujërat e zeza të 300 komandove të ushtrisë, kërcënojnë jetën e 3 mijë banorëve
BERAT – Katër fëmijë të fshatit të Poshnjes, në rrethin e Beratit, të prekur nga epidemitë e ujërave të zeza, janë bërë shkak i reagimit të banorëve të këtij fshati. Në emër të 3 mijë banorëve, kryetari i fshatit të Poshnjes, Dane Bahua, ka bërë apel me anë të një letre drejtuar qeverisë dhe drejtorisë së shëndetësisë dhe higjienës në rreth për të ndërhyrë për ndalimin e derdhjes të ujërave të zeza nga ana e efektivave komando të repartit ushtarak që ndodhet atyre pranë, në kanalin që kalon mes fshatit Poshnje, pasi kërcënon përphapjen e epidemisë për gjithë banorët.
Në kanalin e zbuluar, i cili është mbi 2.5 km i gjatë dhe 2.5 metra i gjerë i zbuluar veç ujërave të zeza të repartit ushtarak, derdhen edhe mbeturinat e një baxhoje dhe të dy thertoreve, të cilat janë të ngritura në anë të tij.
Shënjat e parë të rënies të kësaj epidemie janë shfaqur tri ditë më parë në spitalin infektiv, bëjnë të ditur banorët, kur edhe janë shtruar katër fëmijë nga Poshnja. Fëmijë të shtruar ka pasur edhe më parë në infektiv, por që janë cilësuar raste sporadike, saktësojnë banorët, të cilët për këtë fajësojnë efektivat e repartit ushtarak që ndodhet në fshatin e tyre, si shkaktar të derdhjeve të pakontrolluara të ujërave të zeza.
“Kemi biseduar disa herë me krerët e këtij reparti ushtarak, por deri tani askush nuk e ka parë me përparësi kërkesën tonë. Ndaj, në letrën time, kërkoj që qeveria të japë një fond, qoftë edhe nga Ministria e Mbrojtjes për të mbuluar kanalin e ujërave të zeza që kalon në mes të fshatit dhe në të derdhen ujërat e zeza nga mbi 300 ushtarë dhe oficerë të repartit ushtarak të forcave komando, që është i vendosur në vendin strategjik të quajtur ‘Gropa e Ujkut’ mbi fshatin Poshnje”, bënë të ditur Dane Bahua.