E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e braktisur nje gomone ne Orikum

Një gomone me një gjatësi rreth 9 metra është gjetur e braktisur në afërsi të portit të jahteve të zonën e Orikumit.. Menjëherë, efektivë të policisë kufitare kanë nisur punën për të verifikuar prejardhjen, për shkak të dyshimit se mjeti ujor mund të përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Kjo është hera e parë pas një kohe shumë të gjatë që kapet një gomone me përmasa kaq të mëdha dhe luksoze. Edhe pse tashmë gomonia gjendet e sekuestruar pranë pikës kufitare, policia nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me hetimin që po bëhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›