E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Forcimi i ligjit uli trafikun e droges Volfarth Duhen fushata sensibilizuese

Lufta kundër trafikut të drogës është prioritet i qeverisë shqiptare, ndërsa forcimi i ligjit ka ndikuar në uljen e trafikut të drogës.
Deklarata është kryer nga Ministri i Brendshëm Bujar Nishani në takimin vjetor për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Nishani kërkoi zbatimin e ligjit anti-mafia ndërsa vlerësoi konfiskimin e pasurive të personave të ndjekur penalisht për trafikun e drogës.
Kreu i OSBE-së Eugen Volfarth garantoi për mbështetjen e plotë të luftës ndaj drogave si dhe vlerësoi angazhimin e policisë në luftën ndaj drogave.
Volfarth kërkoi më tepër angazhim nga strukturat e pushtetit vendor në fushatat sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të kanabisit.
Në raportimin e statitistikave të policisë për goditjen e fenomeneve të trafikimit dhe shpërndarjes së drogave, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, u shpreh se është reduktuar me 5 herë kultivimi I bimëve narkotike,
ndërsa shtoi se janë 503 raste të ndërhyrjes së policisë në sekuestrimin e kanabisit, rezultate këto sipas Burgajt mjaft inkurajuese në luftën me grupet kriminale për eleminimin e kultivimit të drogave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›