E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruje nis ndeshkimi penal per plehrat pas publikimit ne Abc News

Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Krujës Isa Shqezi dhe drejtori i firmës “Rinia”, janë marrë në ndjekje penale menjëherë pas bërjes publik të skandalit të plehrave në Krujë nga Abcneës dhe më pas nga Televizioni Klan. Të dy këta persona akuzohen për ndotje të mjedisit, ndërsa bëhet fjalë për kamionët me mbeturinat që shkarkoheshin në zonën muzeale në rrugën që të çon në Sali Salltik të Krujës.

Kamione të kësaj firme e tenderuar nga Bashkia e Krujës për largimin e mbetjeve nga qyteti janë filmuar duke u shkarkuar në zonën muzeale në rrugen që të çon në Sali Salltik të Krujës.
Kamera e abcneës, e cila filmoi pamjet në momentet më flagrante, transmetoi edhe denoncimin që banorët e Malësisë së Krujës bënë në adresë të bashkisë së Krujës. Banorët treguan se situata përkeqësohej nga dita në ditë dhe askush nuk ndërhynte në këtë zonë turistike që jo vetëm bën të largojë çdo turist të huaj e vendas, por edhe shkakton dëme për banorët.
Por ndërsa për këta fshatarë askush nuk ishte i interesuar, reagime pati përsa i përket dëmit që po i shkaktohet turizmit malor.
Ndjekja penale e këtyre dy personave duhet të pasohet me ndëshkime të tjera të lidhura me skandalin, ndërsa duhet ndërhyrë për pastrimin e asaj zone, e cila për nga territori tepër i vështirë do të ketë një kosto të madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›