E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB-ja do te dergoje vezhgues 30 vezhgues te paarmatosur ne Siri

Draft rezoluta e OKB-së e cila parashikon dërgimin e rreth 30 vëzhgusve në Siri për të monitoruar situatën pritet të vihet në praktikë javën e ardhshme. Drafti i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të aprovohet nga Këshilli i Sigurisë. Vëzhguesit do të kontrollojnë për respektimin e armëpushimit dhe tërheqjen e trupave ushtarake nga qendrat e populluara, në mënyrë që të respektohet dhe plani i paqes. Dita e parë e armëpushimit ka kaluar pa incidente, por aktivistët bëjnë të dituar se një numër personash kanë gjetur vdekjen dhe qeveria nga ana tjetër ka thënë se një sulm me bombë ka lënë të vdekur një ushtar. Ambasadorët e Këshillit të sigurisë, përfshirë Rusinë dhe Kinën që kanë votuar dhe rezolutat e mëparshme, e mbështesin idenë e vëzhguesve. Draft rezoluta I bën thirrje qeverisë siriane dhe grupeve opozitare që të respektojnë të gjitha kushtet e planit të paqes së të dërguarit ët OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan. Përfshirë këtu tërheqjen e plotë të trupave ushtarake dhe dhënien fund të dhunës në të gjitha format e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›