E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishen ndertimet pa leje ne Elbasan

Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Elbasanit ka nisur aksionin në shkallë të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytet. Gjatë ditës së sotme fadromat e ndërtimorëve u përqëndruan në prishjen e objekteve të jashtëligjshme përballë tregut kryesor të Namazjasë. Sipas shefit të inspektoriatit të policisë ndërtimore në bashkinë e Elbasanit, Dritan Ekmekçiu fillimisht aksionet do të përqëndrohen në katër akset kryesore rrugore të Elbasanit ku ekzistojnë ndërtime pa leje të ndërtuara kohë më parë por edhe kohët e fundit. Në këto akse janë evidentuar 42 ndërtime pa leje
Inspektoriati Ndërtiomor është duke bashkëpunuar me policinë e rendit për finalizimin e këtyre aksioneve. Ky inspektoriat i ka bërë thirrje pronarëve që t’i largojnë me dëshirë materialet në mënyrë që dëmet të jenë minimale. Shembja e këtyre ndërtimeve do të krijojë më shumë hapqësira dhe lehtësira për qytetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›